Vuçiq: “Serbia po armatoset nga Rusia, por më pak se sa do të doja unë”

Beograd, 6 korrik 2024 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar se Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia.

Vuçiq, duke e komentuar një shkrim autorial të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në “The New York Times”, ka thënë se Serbia po armatoset nga Rusia më pak se sa do të dëshironte ai. Ai ka shtuar se edhe Kosova po armatoset nga Turqia, Gjermania dhe Amerika.

“Serbia bashkëpunon me Rusinë pak më shumë se sa do të dëshironte Kurti, por më pak se sa do të dëshiroja unë, sikurse edhe ata po armatosen nga turqit, nëpërmjet gjermanëve dhe amerikanëve shumë më shumë se sa do të dëshiroja unë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka hedhur poshtë paralajmërimet e Kurtit se Serbia përbën kërcënim për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se është Kurti ai që dëshiron luftë. Po ashtu, e ka hedhur poshtë krahasimin e Kosovës me Ukrainën.

“Ai dëshiron luftë, sepse tërë jetën ëndërron ta veshë uniformën dhe ta aktrojë rolin e Zelenskit të vogël në Ballkan. Por, kjo dëshirë do t’i realizohet, sepse [Kosova] nuk ka asnjë lidhje me një territory sovran dhe me një terrotir të pavarur. Ukraina, megjithatë, është territory I njohur ndërkombëtarisht, kurse ata [Kosova] nuk është”, është shprehur Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në opinionin e tij në ‘The New York Times”, ka thënë se Serbia po investon shumë në ushtrinë e saj dhe në bashkëpunimin ushtarak e Rusinë. Ai ka paralajmëruar se kjo kjo përbën rrezik për paqen në Ballkanin Perëndimor.

“Nën drejtimin e Vuçiqit, Serbia ka investuar shumë në ushtrinë e saj dhe në bashkëpunimin ushtarak me Rusinë. Sipas një raporti të vitit 2019 nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, ‘Serbia ofron mjedisin më të hapur për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor’. Kosova, në krahasim, nuk mund të ofrojë një mjedis më pak të hapur. Ne kemi mbetur fort pro-perëndimor”, ka shkruar Kurti.

(r.m.)