Vuçiq: Serbia s’ka lidhje me incidentin në Banjskë, ajo nuk do të përfitonte asgjë

Beograd, 29 shtator 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia do të hetojë ngjarjet që çuan në përleshje të armatosura me Policinë e Kosvës në Banjskë të Zveçanit.

Vuçiq i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se Serbia e dënon vrasjen e policit të Kosovës dhe se “do të nisë procesin e hetimit për të dyshuarit lidhur me sulmet.

“Se për çfarë krimesh do të dyshohen, u përket prokurorëve ta thonë”, ka thënë ai.

Vuçiq ka përsëritur akuzat se njëri prej sulmueseve të vrarë është qëlluar në kokë nga Policia e Kosovës “nga një distancë prej një metri” pasi, sipas tij, “ai ishte dorëzuar”. Ai e ka cilësuar këtë si “ekzekutim”.

Presidenti serb i ka mohuar akuzat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se pas kësaj ngjarjeje qëndron Beogradi. Ai ka thënë se Serbia nuk do të përfitonte asgjë nga kjo dhe vetëmsa do ta dëmtonte pozicionin e vet në dialogunun me Kosovën.

“Përse kjo do të ishte në të mirë të Beogradit? Cili do të ishte qëllimi? Për të dëmtuar pozicionin tonë që e kemi ndërtuar qe një vit? Për ta shkatërruar brenda një dite?… Serbia nuk do luftë”, ka thënë ai.

Vuçiq ka deklauar se Serbia do të hetojë edhe origjinën e armëve që u konfiskuan nga Policia e Kosovës pas incidentit.

Presidenti serb ka njoftuar se i dyshuari krryesor për organizimin e sulmeve në Banjskë, Milan Radoiçiq, ka dhënë dorëheqje nga oozita e nënkryetarit të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që kontrollohet dhe mbështetet nga Beogradi. Ai ka thënë se Radoiçiq “do të merret në pyetje nga prokurorët” në Serbi.

Vuçiq e ka akuzuar sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “dëshiron t’i dëbojë serbët nga Kosova”.

“Shkaktari i të gjitha problemeve në Kosovë është Albin Kurti. Është ai që e shkaktoi gjithë këtë situatë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se refuzimi i Kurtit që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë ka shkaktuar tensionet që çuan në shpërthimin e dhunës në Banjskë.

(r.m.)