Vuçiq: Shqiptarët po përpiqen ta okupojnë veriun e Kosovës

Beograd, 8 shtator 2022 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të enjten se shqiptarët, me përkrahjen e vendeve të QUINT-it, “po pëpiqen që heshtaz ta marrin dhe ta okupojnë veriun e Kosovës”.

Vuçiq e ka bërë këtë deklaratë pas një postimi të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ku njoftohet se Policia e Kosovës ka nisur të enjten patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Kosovës e Serbisë dhe Liqenin e Ujmanit.

Sipas Vuçiqit, kjo përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit.

“Sot i ashtuquajturi ministër i punëve të brendshm i tyre (Kosovës) njoftoi senë tërësi ekontrollojnë Liqenin e Gazivodës (Ujmanit), gjë që përbën shkelje të Marrëveshjes së Brukselit, sepse sipas Marrëveshjes së Brukselit policia në Veri dihet t’i përkasë Drejtorisë Veri, gjegjësisht që serbët duhet të jenë aty”, është shprehur ai.

Vuçiq e ka akuzuar Brukselin se nuk po reagon ndaj thirrjeve të serbisë për të ndikuar te autoritet e Kosovës që të heqin dorë nga këto veprime.

Ai i ka paralajmëruar si autoritetet e Kosovës ashtu edhe ato të Bashkimit Evropian se populli serb, siç është shprehur, “nuk do të tolerojë më”, dhe se këtë do t’ua thotë të premten përfaqësuesit special të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,dhe emisarëve speciale të kancelaritgjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez,Emmanuel Macron

“Me që tash e tutje nuk do t’i lus as njërën palë dhe as palën tjetër (Prishtinën dhe Brukselin), tani paralajmëroj edhe njërën e dhe palën tjetër që të mos e bëjnë më këtë, paralajmëroj se që këtë të mos ebëjnë më sepse populli serb nuk do të tolerojë as dhunën, as shkeljen e të drejtës  ndërkombëtare dhe normat ndërkombëtare të drejtësisë. Ky është paralajmërimi im edhe pë rata qëdotë vijnë nesër në Beograd, si edhe të gjithë të tjerët”, është shprehur Vuçiq.

Lajçak do të qëndrojë të premten në Kosovë dhe Serbi. Bashkë me të do të jenë edhe emisarët e sapoemëruar të Scholzit e Macronit, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune.

(r.m.)