Vuçiq: U parandalua një tentim për ta bërë të kryer çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Beograd, 6 prill 2024 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të shtunën se të premten ka pasur përpjekje “për të zgjidhur gjithçka për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, por këto përpjekje, siç është shprehur ai, “u parandaluan falë ndërhyrjes së dy vende”.

“Ata u përpoqën dje, para vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të përfunduar gjithçka, por kjo nuk ndodhi, falë ndërhyrjes së dy vendeve”, tha ai të shtunën.

Vuçiq nuk i shpjegoi se për çfarë “përpjekjesh” bëhet fjalë dhe as nuk tregoi se cilat vende e “parandaluan” atë.

Por, ai u viktimizuar sikurse shumë herë më parë.

“Ne po përballemi me ditë të vështira në lidhje me vendimet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës, në Kombet e Bashkuara, me presionin e ashpër nga rajoni, Evropa dhe bota për këtë çështje, por vendi duhet të zhvillohet dhe të ecë përpara”, tha Vuçiq.

Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës kah mesi i këtij muaji, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj.

Serbia e ka vazhduar kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, megjithëse asaj i kërkohet të mos e kundërshtojë anëtarësimin e vendit fqinj në asnjë organizatë ndërkombëtare në përputhje me Marrëveshjen Bazë që palët e arritën në dialogut e ndërmjetuar nga BE-ja në shkurt të vitit 2023.

Vuçiq kërkoi nga Qeveria serbe më 4 prill ta formojë një ekip për të lobuar kundër anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

 (r.m.)