Vuçiq u takua sonte me Lajçakun. Nesër do të ketë agjendë shumë të ngjeshur

Beograd, 4 nëntor 2022 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sonte në vilën “Bokeljka”, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe për Ballkanin Perëndimor. Miroslav Lajçak.

Vuçiq e ka publikuar një fotografi nga fillimi i takimit në profilin “E adhmja e Serbisë” në Instagram.

Pak më vonë atyre u është bashkuar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Presidenti i Serbisë nuk ka paralajmëruar ndonjë deklaratë për medie, siç bën zakonisht.

Sidoqoftë, temë kryesore e takimit besohet të jetë propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë.

Zëdhënësja e BE-së për Punë të Jashtme, Nabila Masrali, ka konfirmuar të premten në mbrëmje se Beogradi dhe Prishtina i kanë dorëzuar komentet e tyre lidhur me propozimin.

Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai i ka anuluar vizitat jashtë vendit, për t’iu përkushtuar çështjes së targave të automjeteve të serbëve në pjesën veriore të Kosovës.

Të shtunën ai do të ketë agjendë shumë të ngjeshur. Sipas kabinetit të tij, paradite ai do të marrë pjesë në seancën tematike të Qeverisë së Serbisë, ku do të diskutohet për situatën aktuale në Kosovë, ndërsa më pas do të ketë takime të ndara me ambasadorin e Kinës, Chen Bo, dhe me ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Pasdite Vuçiq do të takohet me Patriarkun Porfirie dhe me Sinodin e Kishës Ortodokse Serbe. 

Nga agjenda e publikuar vihet në përfundimin se Vuçiq është në kërkim të mbështetjes për vendimet që duhet t’i marrë.

(r.m.)