Beograd, 26 shkurt 2026 – Ish-diplomati serb Nebojsha Vujoviq tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës vetëm për të qëndruar në pushtet dhe për të shmangur sanksionet amerikane për korrupsion, për vjedhje zgjedhore dhe për mosrespektim të sundimit të ligjit.
Vujoviq, duke e komentuar vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme Marko Gjuriq në Uashington, i tha agjencisë Beta se Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mark Rubio e ka njoftuar shefin e diplomacisë serbe, siç tha ai, “me marrëveshjen sekrete detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
“Gjuriq u ftua në Uashington në mënyrë që Rubio, në emër të qeverisë amerikane dhe të Presidentit Donald Trump, ta njoftonte atë me marrëveshjen sekrete detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky ishte qëllimi kryesor i ftesës së Gjuriqit në Uashington. Çdo ditë, hap pas hapi, Serbia po i afrohet formalizimit dhe njohjes zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur”, tha Vujoviq.
Sipas tij, kjo do t’i shkojw pwr shtati Vuçiqit.
“Kjo i shkon për shtati Vuçiqit, sepse kwshtu do të blente kohë pwr të qëndruar në pushtet. Vuçiq kështu do të merrte miratim të heshtur për mbylljen e mediave të pavarura, dhe vendosja e sanksioneve amerikane për korrupsion, vjedhje zgjedhore dhe mosrespektim të sundimit të ligjit sipas Ligjit për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor, i cili u miratua nga Kongresi Amerikan, do të vonohej”, theksoi ish-diplomati Vujoviq.
“Për të qëndruar në pushtet, Vuçiqi duhet të pranojë propozimin amerikan për njohjen e Kosovës së pavarur”, theksoi ai.
Ai shtoi se “lëvizjet e fundit në lidhje me integrimin e arsimit dhe kujdesit shëndetësor serb në sistemin e Kosovës konfirmojnë se Vuçiq e ka refuzuar Kosovën”, theksdoi ish-diplomati serb Nebojsha Vujoviq.
(r.m.)