Vulaj: SHBA të marrë udhëheqjen e dialogut. Kosova të mirëpresë investimet amerikane

Prishtinë, 21 mars 2026 – Kyetari i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (The Albanian American Relations Council – AARC), Martin Vulaj, në një intervistë për televizonin Klan Kosova, ka folur për takimin që ai dhe anëtari i Bordit të këtij këshilli, Vahbi Bajrami, kanë pasur me zyrtarë të Departamentit të Shtetit.

Vulaj e Bajrami janë takuar në DASH me z. Andrew Caruso, zyrtarin e ngarkuar me çështjen e Kosovës pas largimit të zonjës Anne Morrison, si edhe me z. John Robbins e z. David Maher, të cilët mbulojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ky takim ishte vazhdimësi e takimeve që kemi në Depratamentin e Shtetit. Këtë herë ne e kemi parë të arsyeshme të takohemi dhe të vendosim ura komunikimi me zotin [Andrew] Carusso, i cili e ka zëvendësuar zonjën Morrison [në pozitën e të ngarkuarit për Kosovën në DASDH], me të cilën kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme dy vjetët e fundit… Biseda ka qenë ka qenë shumë e gjatë dhe gjithpërfshirëse”, ka thënë Vulaj.

Ai ka treguar se në fokus të takimit kanë qenë siguria në Kosovë, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe bashkëpunimi ekonomik e tragtar mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

“Ne gjithmonë fokusohemi në temat me interes të përbashkët dhe siguria në Kosovë është një nga ato tema. Ne kemi pyetur për mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe këta [zyrtarët amerikanë] janë shumë të lumtur për përgatitjet teknike të ushtrisë së Kosovës, por barrierat politike për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga katër shtete anëtare të NATO-s janë vështirë të tejkalueshme”, ka thënë Vulaj.

Ai ka thënë se zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit u është përcjellë kërkesa e AARC që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin rol udhëheqës në dialogun Kosovës-Serbi dhe se ky process duhet për përmmbyllet me njohje reziproke.

“Ne kemi thënë se dialogu i deritashëm, i cili është zhagitur qe 15 vjet dhe nuk ka dhënë rezultate, për sahkak se Serbia nuk është e interesuar për përmbylljen me sukses të këtij procesi. Njëkohësisht, kemi theksuar se SHBA-ja duhet të afirmojë edhe më shumë qëndrimin zyrtar për përfundimin e dialogut me njohje reciproke midis Kosovës e Serbisë, qëndrim ky që është shpallur nga administrata e parë të Presidentin Trump, është adoptuar nga administrata e Presidentit Biden dhe vazhdon të promovohet edhe nga admisnitrata aktuale e Presidentit Trump”, ka thënë ai.

“Kemi ritheksuar se njohja reciproke duhet të jetë në qendër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, përndryshe nuk ka gjasa që ky dialog të përmbyllet me sukses”, ka theksuar ai.

“Ne kemi kërkuar që Amerika ta udhëheqë procesin, përndyshe do të kalojnë edhe 15 vjet të tjera pa rezultat, në qoftë se ky proces udhëhiqet nga Evropa”, ka thënë Vulaj.

Kryetari i AARCka thënë se zyrtarët e DASH-it e kanë pranuar se procesi i dialogut ka zgjatur tepër shumë dhe se në këtë proces nevojitet një dinamikë e re.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a është e pritshme që qasja e Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës të ndryshojë në rast se dialogu udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vulaj ka thënë se kjo qasje mund të ndryshojë vetëm nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rol udhëheqës, siç është dëshmuar deri tashti.

“Absolutisht. Çdo proces lidhur me Kosovën, gjithmonë e pa përjashtim, ka qenë i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është parë në Konferencën e Rambujesë, në rastin e ndërhyrjes së NATO-s, në deklaratën e Presidentit Bush për pavarësinë e Kosovës, në krijimin e ushtrisë [së Kosovës]… Në asnjë fazë të rëndësishme për Kosovën nuk ka qenë Evropa ajo që e ka zgjidhur nyjen. Çdo progres lidhur me çështjen e Kosovës është arritur nën udhëheqjen e Amerikës. Kështu do të jetë edhe në këtë faze”, u shpreh Vulaj.

“Presidenti Trump është autoriteti që mund ta zgjidhë çështjen e Kosovës, ashtu sikur e kishte zgjdhur Presidenti Bush çështjen e statusit të Kosovës”, ka theksuar ai.

Kosova të mirëpresë investimet e inverstorirëve amerikanë

Vulaj ka thënë se zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik është ndër faktorët krysorë për rritjen e mbështetjes amerikane për Kosovën. Ai ka thënë se zyrtarët e DASH-it, gjatë takimit, kanë treguar se disa kompani amerikane të interesuara për investime në Kosovë janë ankuar se kanë pasur pengesa në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktivisht po e kërkojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën. Ata [zyrtarët e DASH-it] kanë treguar se disa kompani amerikane janë ankuar për disa pengesa që kanë pasur në përpjekjet e tyre për të investuar në Kosovë”, ka thënë ai.

“Nuk e di nëse kjo është pasojë e burokracisë, paqartësisë së rregullave e ligjeve apo mungesës së vullnetit politik, por është e qartë se vëmendja e Kosovës duhet të fokusohet në tërheqjen e investimeve amerikane. Kosova ka nevojë për investime, prandaj politika duhet të adresojë problemet dhe të hapë rrugqë për tërheqjen e investimeve”, ka shtuar Vulaj.

“Besoj se zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë një ndër temat kreysore në Kosovë, absolutisht. Nuk e di se çfarë mund të jetë më e rëndësishme për Kosovën në këtë kohë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe, siç thashë, Amerika është e interesuar për investime”, ka thënë ai.

Vulaj ka thënë se kompanitë amerikane janë të interesuara të investojnë në Kosovë, sidomos në fushën e energjisë dhe miniera. Ai ka theksuar se me forcimin e marrëdhënieve forcohet edhe pozicioni i Kosovësn ë proceset me interes nacional për Kosovën.

“Me ngritjen e nivelit të bashkëpunimit ekonomik ngriten edhe marrëdhëniet mes dy shteteve, bëhet forcimi i lidhjeve mes dy popujve dhe dy shteteve, pra edhe forcimi i pozitës së Kosovës në procese me interes superior, siç është përmbyllja e procesit të shtetformimit të Kosovës”, ka theksuar kryetari i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj.

(r.m.)