Tiranë, 14 nëntor 2024 – Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, thotë se është krenar për operacionin që udhëhoqi, që pasoi me paqen në Kosovë.
“Jam shumë i gëzuar që ishim të suksesshëm në sjelljen e paqes dhe demokracisë në Kosovë. Ishte një grup i madh njerëzish përveç nesh, që ishin pjesë e këtij operacioni, grup i madh pune sepse pamë një krim të madh dhe padrejtësi që po kryhej”, tha ai në një lidhje me SKYPE për emisionin “Real Story” në ABC News.
“Ishte çnjerëzore dhe ne donim që të ndalonte, që njerëzit në rajon të kishin paqe dhe siguri. Për këtë arsye 25 vite më pas rajoni ka qenë përgjithësisht në paqe. Jam krenar për njerëzit në këtë rajon që kanë bërë këtë punë të jashtëzakonshme”, shtoi gjenerali Clark.
Ai theksoi se Serbia duhet të pranojë faktin se regjimi i Sllobodan Millosheviqit në Serbi ka kryer krime në Kosovë.
“Nuk më pëlqen të shoh tensione. Të gjithë diplomatët kanë thënë se po punojnë por shpresën që të ketë një zgjedhje, por Serbia duhet të njohë faktet dhe faktet janë që ka pasur krime, vrasje në Kosovë gjatë qeverisjes së Millosheviq. Ka pasur spastrim etnik si në Bosnje dhe në Kosovë pasi njerëzit janë sulmuar, vrarë, dhe nuk mund të kthehen dhe të jetojnë në paqe shumë thjesht me njëri-tjetrin”, usz shpreh ai.
Gjenerali Clark, tani në pension, tha se Serbia duhet ta pranoijë të ardhmemn pa Kosovën dhe të vendosë marrëdhënie normale me Kosovën.
“Serbia duhet të pranojë Kosovën dhe qytetarët shqiptarë, ta pranojë të ardhmen pa Kosovën. Pse të mos kenë marrëdhënie të mira, turizëm dhe tregti me njëri-tjetrin. Të ndalojnë sulmet, e shkuara ka mbaruar”, theksoi ai.
(r.m.)