Wigand: Ndryshimet në Ligjin për Specialen bien ndesh me obligimet e Kosovës ndaj BE-së

Bruksel, 13 tetor 2026 – Komisioni Evropian vlerëson se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Dhomën e Prokurorit të Specializuar, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të vendit ndaj Bashkimit Evropian.

“Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit [Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Dhomën e Prokurorit të Specializuar], i miratuar nga Kuvendi i Kosovës bie ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian”, ka deklaruar zëdhësësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand.

Ai ka thënë se Komisioni Evropian e ka shprehur këtë qëndrim edhe menjëherë pas miratimit të ndryshimeve të ligjit dhe ka shtuar se edhe SHBA e ka përkrahur këtë institucion gjyqësor.

“SHBA-ja vazhdimisht e ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor”, ka deklaruar ai.

Wigand ka kujtuar se Dhomat e Specializuara dhe Dhoma e Prokurorit të Specializuar është themeluar me vendimet e Kuvendit të Kosovës gjatë viteve 2014-2015, duke theksuar se kjo gjykatë funksionon brenda sistemit juridik të Kosovës dhe është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

 Wigand është pyetur edhe për çështje që lidhen me Dhomat e Specializuara të Gjykatës Kushtetuese dhe për mundësinë e krijimit të një mekanizmi të arbitrazhit në kuadër të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se për këto çështje do të mund të deklarohet pasi ato të jenë shqyrtuar nga ekipi i ekspertëve të fushave.

(r.m.)