Uashington, 13 mars 2026 – Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i dislokojë në Lindjen e Mesme 5000 marinsa, për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, raporton “Wall Street Journal” (WSJ.
Sipas kësaj gazete, sekretari i mbrojtjes, Pete Hegseth, e ka miratuar kërkesën e Komandës Qendrore e SHBA-së që në rajon të dislokohet Njësinë e 31-të Detare.
Komanda Rajonale e SHBA-së për Lindjen e Mesme tha se Irani ka nisur të vendosë mina në Ngushticën e Hormuzit. Komanda njoftoi se forcat amerikane i kanë shkatërruar pranë ngushticës disa anije iraniane.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se Irani do të ketë pasoja të rënda nëse vendos mina në Ngushticën e Hormuzit.
“Nëse për ndonjë arsye janë vendosur mina dhe nuk hiqen menjëherë, do të ketë pasoja ushtarake për Iranin në një shkallë të paparë”, ka shkruar ai në platformën e tij Truth Social.
Ngushtica e Hormuzit është rruga kryesore e furnizimit të botës me naftë nga vendet e rajonit.
Teherani ka thënë se do të godasë të gjitha anijet që do të lundrojnë në këtë zonë, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane e izrealite ndaj Iranit që nisën më 28 shkurt.
Dhe e ka bërë këtë. Raportimet nga zona tonë se Irani i ka goditur disa anij, përfshirë tankerë të naftës.
(r.m.)