Yuri Kim në Skavicë: Investimet – një ndër tri prioritetet e mia

Tiranë, 2 tetor 2021 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, së bashku me ministren Belinda Balluku, e vizitoi të shtunën zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës, ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit.

Diplomatja amerikane tha se ajo, që në fillim të misionit të saj diplomatik në Shqipëri, kishte bërë të ditur se do t’i kushtonte rëndësi të madhe tek investimet në Shqipëri. Ajo tha se investimet janë tri prioritetet kryesore të saj në Shqipëri.

“Siç e dini, kur mbërrita në Shqiperi, unë e bëra shumë të qartë se ne i kemi tri prioritete: demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin”, tha ajo.

“Siç jeni në dijeni, kemi bërë përparim sa i përket mbrojtjes, Shqipëria pati mundësi të mirëpriste një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të Ballkanit. Jeni në dijeni në frontin e demokracisë kemi bërë përparim sic është mbështetja për reformën në drejtësi, kurse sa i përket biznesit ne do vazhdojmë të ecim përpara, pavarësisht çdo pengese”. Tha ajo.

Ambasadorja Kim tha se ajo angazhohet për samë shumë investime në veri të Shqipërisë.

“Jam shprehur gjithmonë për rëndësinë e të sjellurit më shumë mundësi ekonomike në veri të Shqipërisë”, tha ajo dhe shprehur kënaqësinë për vizitën në Kukës dhe në Skavicë.

“Është një kënaqësi e madhe të jem në Kukës dhe të shoh fazat e hershme të këtij projekti. E presim të shohim çfarë do ndodhë më tej”, u shpreh ajo.

Ndërkaë, ministrja Balluku tha se siguria energjetike “është thelbi i këtij projekti”.

“Të rriten kapacitetet e prodhimit vendas duke e kthyer Shqiperine një vend eksportues të energjisë të rinovuesheme e jo vend me importime të mëdha që krijonë dëm në buxhetin e shtetit. Zona ku do ndërtohet hidrocentrali do të marrë vëmendjen dhe zhvillimin e infrastuktures, pra me përfundimin e këtij hidrocentrali do nisë një epokë e re për Kukësin e Dibrën që mund të zhillohen, për shkak të infrastrukturës që do krijohet në interes të hidrocentralit”, tha ajo.

Fjalimi i ambasadores Yuri Kim, publikuar nga ambasada amerikane:

This image has an empty alt attribute; its file name is Yuri-Kim_ne-Skavice-1.jpg

Është e mrekullueshme që jam me ju sot pasi do të shënojmë një çast me të vërtetë të veçantë për Shqipërinë, për lidhjet tona të biznesit dhe për të ardhmen e energjsë në Evropë.

Sa rrugë të gjatë kemi bërë në këtë periudhë një-vjeçare! Gati 12 muaj më parë, më 3 tetor 2020, Nënsekretari i atëhershëm për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin Keith Krach vizitoi Shqipërinë dhe nënshkroi një Memorandum të Bashkëpunimit Ekonomik midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ishte një shenjë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për të thelluar marrëdhënie ekonomike midis dy vendeve tona, çka është gjithashtu një nga tri prioritetet e mia si Ambasadore e SHBA në Shqipëri. Po atë ditë, Ministrja Balluku nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me Bechtel për projektin e Skavicës.

Dhe ja ku jemi një vit më pas! E sotmja është një ditë historike në këtë marrëdhënie me fillimin e projektit për hidrocentralin e Skavicës, midis Qeverisë së Shqipërisë dhe një prej kompanive më të mëdha amerikane të infrastrukturës, Bechtel. Skavica ka qenë një ëndërr në vend, për dekada të tëra, dhe sot është një nga gurët më të rëndësishëm kilometrikë që më në fund po e shohim të bëhet realitet.

Projekti i përfunduar do të ketë një ndikim të thellë në peizazhin energjitik të Shqipërisë, një vend që tashmë mburret me një nga ndërthurjet më të gjelbra të prodhimit të energjisë elektrike në botë. Në fakt, sapo kam qenë në një konferencë ndërkombëtare të energjitikës dhe fola për rolin emocionues që Shqipëria po luan në sektorin e energjisë. Ky projekt jo vetëm që do të krijojë më shumë energji të gjelbër, por gjithashtu do të ndihmojë që Shqipëria të jetë një hap më pranë shndërrimit në një eksportues të qëndrueshëm të energjisë, më shumë se sa importon, dhe që mund të ndihmojë për të zgjidhur ndryshimet klimatike dhe shqetësimet e shëndetit publik, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe brenda një rajoni që është tepër i varur nga fabrikat ndotëse të qymyrit.

Është një nder të jem këtu me Bechtel për të parë nisjen e punës në Skavicë. Ju përgëzoj që të gjithëve dhe mirëpres më shumë projekte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

(r.m.)