Zelensky formon një ekip negociator “të përhershëm” për negociata me Rusinë

Kiev, 20 maj 2025 – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka urdhëruar formimin e një “grupi negociator kombëtar të përhershëm dhe të zgjeruar” për negociata me Rusinë.

“Ukraina nuk ka frikë nga bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë dhe është e rëndësishme që udhëheqja ruse të mos e zgjasë luftën”, ka shkruar Zelensky ë një postim në Facebook.

Ai ka thënë se ekipit të tij negociator që mori pjesë në bisedimet e në Turqi i ka refuzuar kërcënimet e pales ruse dhe ka arritur të zhvillojë “bisedime në mënyrë dinjitoze”.

“Ne jemi gjithashtu të përgatitur për një takim në nivelin e udhëheqësve për të zgjidhur çështjet kryesore”, tha Zelensky.

Zelensky tha se ekipi ukrainas aktualisht është duke punuar në detajet e marrëveshjes për shkëmbimin e 1,000 të burgosurve nga secila palë, e cila u arrit në bisedimet e zhvilluara në Turqi.

Moska deri më tani e ka hedhur poshtë idenë e një takimi midis Zelenskyt dhe Vladimir Putinit.

(r.m.)

Comment

*