Bruksel, 26 korrik 2024 – Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi se Miroslav Lajçakut ia ka zgjatur mandatin e të dërguarit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi deri më 31 janar të vitit 2025.
Lajçak që ishte emëruar në këtë detyrë në prill të vitit 2020, në përpjekje që të shtyjë përpara procesin e negociatave për normalizim të marrëdhënieve midis tyre dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare midis tyre.
Atij iu zgjat mandati i ndërmjetësit në dialog për të shtyrë përpara Kosovën dhe Serbinë të zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjen e Ohrit, të cilat u miratuan vetëm deklaritivisht nga palët.
Me 18 korrik, Kosova dhe Serbia ua dërguan ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth Marrëveshjes për rrugën e zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, në bazë të të cilave Bashkimi Evropian pritet të hartojë një propozim të ri mbi këtë proces.
Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit, njoftoi se Alexander “Sasha” Kasanof është emëruar zëvendës ndihmës i sekretarit për Ballkanin Perëndimor. Kasanof e zëvendëson Gabriel Escobarin, i cili ishte edhe i dërguar i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, detyrë kjo që e përfshinte edhe në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
(r.m.)