Zgjatet regjistrimi i popullsisë në Kosovë, si edhe regjistrimi i diasporës

Prishtinë, 17 maj 2024 – Qeveria e Kosovës vendosi të premten ta zgjasë për një javë procesin e regjistrimit të popullsisë në vend, duke mbështetur kërkesën e dhjetëra komunave, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Në njoftimin e lëshuar pas mbledhjes elektronike thuhet se procesi i regjistrimit, i cili ishte përcaktuar të përfundonte më 17 maj, do të zgjasë deri më 24 maj 2024.

“Sipas propozimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, prej datës 18 deri më 24 maj 2024, regjistrimi/intervistat do të zhvillohen vetëm nga stafi i rregullt i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, i cili do të mbulojë tërë territorin e Kosovës për rastet kur identifikohet një individ apo ekonomi familjare, që për çfarëdo arsye, nuk mund të regjistroheshin më herët”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeministrit tha se komunat e Dragashit, Prishtinës, Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës, Skenderajt, Obiliqit, Ferizajt, Shtërpcës, Kaçanikut dhe Gjakovës, kishin kërkuar zgjatjen e procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Ajo njoftoi se Qeveria ka vendosur të zgjasë deri në fund të gushtit edhe procesin e regjistrimit të diasporës.

Qeveria njoftoi se do të zgjatet gjithashtu edhe procesi i regjistrimit të diasporës, i cili bëhet online përmes portalit eDiaspora, deri më 31 gusht 2024, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Në fillim të kësaj jave, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Agjencisբ së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, kishte paralajmëruar kërkesën e komunave për zgjatjen e procesit të regjistrimit. Ai njoftoi se deri më tani në Kosovë janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë banorë, ndërsa regjistruar përmes plaformës online janë regjistruar mbi 400.000 qytetarë të Kosovës në diasporë.

Sa i përket pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, ASK-ja

Më 13 maj Agjencia e Statistikave të Kosovës tha se në regjistrim po marrin pjesë edhe pjesëtarët e komuniteteve joshumicë, por ka ende hezitim për regjistrim në katër komunat veriore të vendit të banuara me shumicë serbe.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e cila kontrollohet nga Beogradi, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

(r.m.)