Zgjedhjet lokale në Shqipëri do të mbahen më 14 maj

Tiranë, 24 tetor 2022 – Zgjedhjet lokale në Shqipëri do tëmbahen më 14 maj të vitit të ardhshëm.

Data e zgjedhjeve është dekretuar të hënën nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pas konsultimeve që ka zhvilluar këtë muaj me krerë dhe përfaqësues të partive politike.

“Presidenti Begaj vlerëson nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa serioze dhe konkurruese”, thuhet në një komunikatë për media të Zyrës së Presidentit.

Të gjitha bashkitë në Shqipëri drejtohen nga kandidatë të Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, me përjashtim të Shkodrës, e cila drejtohet nga Bardh Spahia, kandidat i Partisë Demokratike. Kjo është pasojë e bojkotimit të zgjedhjeve locale të vitit 2019 nga partitë opozitare.

Më 6 mars të këtij viti janë mbajtur zgjedhje lokale në gjashtë bashki: Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, për shkak se ato kishin mbetur pa kryetarë për arsye të ndryshme, kryesisht për shkak se kryetarët e zgjedhur ishin diskualifikuar gjatë procesit të dekriminalizimit.

(r.m.)