Tiranë, 12 maj 2025 – Në 12 qarqet e Shqipërisë po vazhdon procesi I numërimit të votave për përbërjen e re të Kuvendit.
Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste (PS) është në rrugë drejt sigurimit të tri të pestave të ulëseve në Parlamentin e Shqipërisë, i cili, po sipas këtyre rezultateve, pritet të jetë më i larmishëm, falë votave që kanë marrë tri parti të reja.
Sipas rezultateve të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në orën 15:00, PS-ja do t;I ketë 83 ulëse në Kuvend, Koalicioni PD-ASHM do t’i ketë 51, PSD-ja do t’I ketë 3, kurse nga 1 ulëse do t’I kenë tri subjekte të reja: Partia Mundësia, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.
Sipas këtyre rezultateve, socialistët e kryeministrit Edi Rama janë afër të sigurojnë dy-të tretat e përbërjes së Kuvendit, më çka krijohet mundësia që kjo parti të bëjë ndryshime kushtetuese e sistemore sipas masës së saj, përfshirë Kushtetutën e Shqipërisë, Kodin Zgjedhor, etj. Në qoftë se PS-ja nuk arrin t’i sigurojë e vetme dy të tretat, 84 deputetë, aty është PSD-ja e Tom Doshit, aleatit besnik të Ramës në qeverisjet e deritashme.
Sipas reultateve të publikuara në faqen e KQZ-së, PS-ja ka fituar bindhshëm në qarqet që konsiderohen si bastione të saj, si: Fieri, Durrësi, Elbasani, Vlora, etj.
Garë shumë e ngushtë është zhvilluar në qarkun e Lezhës, ku shifrat e votave të numëruara kalojnë sa në krahun e PD-ASHM-së në krahun e PS-së.
Garë pak më e ekuilibruar midis dy forcave politike kryesore, PS-së dhe PD-ASHM-së, sipas rezultateve paraprake, është zhvilluar në qarkun e Tiranës. Sipas numërimit të deritashëm, PS-ja do t;’I ketë 19 deputetë, kurse PD-ASHM-ja do t’I ketë 14 deputetë. Nga ky qark, nga 1 deputetë do ta japin edhe PSD-ja, Partia Mundësia, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.
Koalicioni PD-ASHM, sipas votave të numëruara deri më tash, do të dalë fitues vetëm në dy qarqet më veriore të Shqipërisë: në Shkodër dhe në Kukës. Nga qarku u Shkodrës, PD-ASHM pritet t’i ketë 5 deputetë, PS-ja 4 deputetë dhe PSD-ja 2 deputetë. Ndërkaq nga Kukësi, PD-ASHM pritet t’i ketë 2 deputetë dhe PS-ja 1 deputet.
(r.m.)