Prishtinë, 23 nëntor 2023 – Serbëve të Kosovës që duan të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit do t’u duhet të shkojnë në Serbi për të votuar, sepse Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë hapjen e vendvotimeve për këto zgjedhje në territorin e Kosovës.
Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, mblodhi të mërkurën në Rashkë, në komunën më të afërt me Kosovën, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për të diskutuar për mënyrat e përfshirjes së tyre në votime.
Mbledhja u organizua pak pasi ai e njoftoi Komisionin e Zgjedhjeve në Serbi se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë nuk do të jetë e mundur.
“Regjimi i Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë, në krye me Albin Kurtin, e kushtëzon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve me njohjen nga Beogradi të pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Kosovë”, tha Petkoviq.
Në fillim të nëntorit, Beogradi i kërkoi misionit të OSBE-së në Kosovë që të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë, për zgjedhjet në Serbi. OSBE-ja tha se e ka informuar Qeverinë e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë të rëndësishëm për këtë kërkesë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përgjigje ndaj kërkesës së OSBE-së tha se zgjedhjet e Serbisë në Kosovë do të mund të mbaheshin vetëm me një marrëveshjeje të veçantë ndërshtetërore që do të arrihej me kërkesë zyrtare të Serbisë.
“Për votimin e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, me shtetësi të dyfishtë, në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, duhet të arrihet një marrëveshje e posaçme midis Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar. Dhe çdo kërkesë duhet të marr për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si shtete të barabarta, në pajtim me nenin 2 të Marrëveshjes Bazë të arritur këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti.
Deri në zgjedhjet e vitit 2020, Kosova nuk e ka penguar organizimin e zgjedhjee të Serbisë. Ato janë lehtësuar nga misioni i OSBE-së, i cili e ka monitoruar procesin e votimit, e ka bërë grumbullimin e votive dhe i ka dërgguar ato në qendrat e numërimit në Serbi.
Në janar të vitit 2022, Qeveria e Kosovës nuk pranoi mbajtjen në shtetin e saj të një referendumi të Serbisë, duke ofruar mundësinë që kjo të ndodhë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse serbe në Prishtinë, gjë që u refuzua nga Beogradi.
Në prill të vitit 2022, Qeveria e Kosovës tha se Serbia duhet t’i drejtohet Kosovës me kërkesë zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e saj. Serbia refuzoi ta bëjë këtë pasi shmang komunikimin me Kosovwn si shteet, prandaj votuesit serbë nga Kosova kanë votuar në Serbi.
Zgjedhjet parlamentare nw Serbi do tw mbahen mw 17 dhjetor. Kwto janw zgjedhjet e treat në Serbi brenda tre vjet e gjysmë.
Këto zgjedhje u shpallën në kohwn qw diplomacia perëndimore po bwn pwrpjekje pwr arritjen e njw marrwveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, mes tensioneve që u ashpwrsuan pas sulmit të një grupi të armatosur serb nw pjeswn veeriore të Kosovës, me 24 shtator. Sulmin e mori përsipër Milan Radoiçi, ish nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës e cila është themeluar dhe mbështetur nga Beogradi.
Por, autoritetet e Kosovës e akuzuan shtetin e Serbisë për organizimin, armatosjen dhe mbështetjen e grupit që e kreu sulmin, të cilin e konsiderojnë aggression ndaj Kosovës.
Me 27 tetor, udhëheqësit e vendeve kryesore evropiane, Francës, Gjermanisë dhe Italisë i kërkuan Kosovës ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicw serbe, ndërsa Serbisë i kwrkuan njohjen e dokumenteve dhe të simboleve shtetwrore tw Kosovws, gjw qw konsideerohet si njohje “de fakto” e shtetit të Kosovës.
Kwto kërkesa u bwnw në përpjekje pwr tw detyruar palwt tw zbatojnw marrëveshjen e arritur vebalisht në Bruksel dhe Aneksin e saj tw miratuar po ashtu vetëm verbalisht në Ohër.
Vëzhguesit tërheqin vërejtjen se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare serbe në këtë periudhë mund të zvarrisë më shumë zbatimin e këtyre marrëveshjeve.
(r.m.)