Zgjedhjet për Parlamentin Evropian: Emma Bonino e mbështet kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Romë, 11 maj 2024 – Sot në Romë, Muharrem Salihu, kandidat për eurodeputet në Parlamentin Evropian, ishte së bashku me mikeshën e tij Emma Bonino një kampione e kahershme e të drejtave të njeriut dhe barazisë në Evropë.

Në një deklaratë për media Bonino theksoi mbështetjen e saj të palëkundshme ndaj shqiptarëve sot edhe ashtu siç ka qenë në momentet më të vështira.

“Një Evropë e plotë është ajo që përfshin shqiptarët, dh shqiptarët duhet të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin Evropian”, deklaroi ajo.

Salihu, në krah të Emma Boninos, theksoi rëndësinë kritike të pjesëmarrjes shqiptare në zgjedhjet evropiane të ardhshme. Ai theksoi rëndësinë e zërit shqiptar brenda koalicionit Bashkimi i Shteteve të Evropës, duke thirrur për bashkëpunim dhe progres.

”Është thelbësore që komuniteti ynë shqiptar të votojë koalicionin Stati Uniti di Europa në këto zgjedhje dhe të bashkohemi të gjithë për progres! Zëri Ynë, zëri i shqiptareve duhet të dëgjohet në Evropë”, tha ai.

Kush është Muharrem Salihu?

Muharrem Salihu është një sipërmarrës i dedikuar ndaj kauzave shqiptare.

Jeton në Itali prej mbi 30 vite dhe ka përjetuar nga afër vështirësitë e diskriminimit, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin evropian si Italia.

Beson fuqishëm në afrimin e Ballkanit Perëndimor me Evropën, për të siguruar prosperitet, zhvillim ekonomik dhe demokraci.

Angazhohet të sjell zërin e minoriteteve në Evropë me synimin për të adresuar padrejtësitë e kësaj shoqërie, për të reduktuar diskriminimin dhe pabarazitë socio-ekonomike.

Kush është Emma Bonino?

Emma Bonino është një figurë e njohur në politikën evropiane, e nderuar për përpjekjet e saj të palodhura në avancimin e të drejtave të njeriut, barazisë dhe drejtësisë sociale. Me një karrierë të dalluar që shtrihet në dekada, Bonino vazhdon të jetë një zë udhëheqës për ndryshime pozitive, në Itali dhe në të gjithë Bashkimi Evropian.

(Telegrafi)

Comment

*