Prishtinë, 13 shtator 2026 – Kuvendi i Kosovës zgjodhi sot Qeverinë e re të vendit, të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti.
Qeveria e Re u zgjodh me 62 vota “për” dhe 8 vota “kundër”. Në votim morën pjesë 70 deputetë. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës.
Përbërja e qeverisë së re u miratua në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme të Kuvendit, i cili u shpall i konstituar po sot, pas zgjedhjes së tre nënkryetarëve: nga LDK-ja, nga Lista Serbe dhe komunitetet joshumicë joserbe.
Para votimit për përbërjen e qeverisë së re, kryeministri Albin Kurti paraqiti objektivat e saj në mandatin e ri qeveritar.
Ai tha se vizioni i Lëvizjes Vetëvendosjes do jetë i përqendruar te mirëqenia e qytetarve dhe mbrojtja e familjeve.
“Sot ky mandat është për ta kthyer fuqishëm sigurinë dhe mirëqenien në përditshmërinë e qytetarit”, tha Kurti.
Ai premtoi gjithashtu investime të ndryshme kapitale, si për themelimin e një kompanie ajrore në pronësi publike dhe krijimin e një rrjeti të transportit publik në tërë vendin.
Përbërja e Qeverisë së re të Kosovës:
Albin Kurti – Kryeministër,
Glauk Konjufca, Xëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
Donika Gërvalla, Zëvendëskryeministre dhe minister e Drejtësisë,
Fikrim Damka, Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim,
Hekuran Murati, ministër i Financave,
Andin Hoti, ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare,
Ejup Maqedonci, ministëri i Mbrojtjes,
Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme,
Lulëzon Jagxhiu, ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike
Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë,
Hajrullah Çeku, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teklonologjisë,
Saranda Bogujevci, ministre e Kulturës dhe Turizmit,
Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,
Blerim Gashani, ministër i Sportit dhe Rinisë,
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
Armend Muja, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,
Mimoza Kusari – Lila, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit
Nenad Rashiq, ministër për komunitet dhe kthim
Dimal Basha, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit,
Rasim Demiri, ministër për Zhvillim Rajonal.
(r.m.)