“Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, meshë në 5-vjetorin e Shënjtërimit të Shën Terezës

Nga Beqir Sina
Në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale- New York, është mbajtur meshë në nder të Shenjtores Nënë Tereza, nga At Gazmend Tinaj i shoqëruar në lutjet e tij nga meshtari Dom Pjetër Popaj.
Në meshën solmene të mbajtur në këtë me rastin e pervjetorit të pestë të Shenjtërimit dhe Festës së Shën Nënë Terezës, morën pjesë dhjetëra besimtarë dhe veprimtarë të komunitet .
Mbas meshës në Qëndren Nënë Tereza, u mbajt një ceremoni në të cilën morën pjesë disa të ftuar specialë; kongresisti Ritchie Torres, komisionerja e Parqeve të Bronksit (Bronx) Iris Rodriguez-Rosa, drejtues të Vatrës dhe këshilltari Mark Gjonaj Kryetar i Këshillit Kombëtar të Diasporës (KKD).
Këshilltari Gjonaj erdhi në këtë Pesë vjetor të Shënjtërimit të Shën Terezës – me një njoftim dhe projekt të veçantë mbi Parkun Nënë Tereza, që si tha ai do të ngrihet së shpejti në qytetin e Bronxit – New York.


Ne u takuam në Qëndren Nanë Tereza, dhe e intervistuam Famullitarin e kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj.


“Kjo është një ditë e gëzueshme jo vetëm për kishën tonë por do të thoja për krejt Shqiptarët, kudo janë . Kjo është ditë Faleminderimi, shprese dhe besimi. Po ashtu dita e sotme është edhe nji homazh i OKB-së, për veprën e personalitetit të Nënë Terezës, që pasqyron bukurinë e bamirësisë e të varfërisë” tha Dom Pjeteër Popaj, duke shtuar ” Sikurse Zoti na i ka bërë dhurat që ne shqiptarët me pasë një Shejtëresh , si ka bërë Nana Teresen”
“Kujtimi më i bukur jan veprat e saj,që kan prekur botën janë frymëzimet që ajo ka lënë, sakrificat e saj. Ajo megjithëse është fizikisht e ndarë prej nesh, por shpirti i saj qëndron akoma në mesin tonë, në mesin e çdo personi, sidomos në misionin e saj, në Kuvendin e saj, në motrat e saj, priftërinjtë, të gjithë personat që e ndjekin atë mision, në shërbim ndaj Zotit, për Zotin, ndaj njerëzve, ose njerëz që me dashuri të plotë e dedikojnë jetën e tyre në shërbim për Zotin, të varfërve e të sëmurve të gjithë atyre njerëzve që nuk e kanë mundësinë të kujdesen për vete.”


5 shtatori, është kremtuar sot në ditën e Festës liturgjike të Nënë Terezës
Po me që Nëna Tereza e të varfërve më të varfër i përket gjithë botës, në vitin 2012, Kombet e Bashkuara vendosën të themelojnë, për nder të Saj, Ditën ndërkombëtare të bamirësisë, pikërisht me 5 shtator, për të afirmuar rëndësinë e solidarietetit dhe të mirëkuptimit reciprok, në dialog ndërmjet kulturave dhe feve të ndryshme, tha Radio Vatikani, përcjell gazeta jonë.
Kjo ditë synon edhe të sensibilizojë e t’i mobilizojë njerëzit e gjithë botës për t’i ndihmuar nevojtarët, përmes veprimtarive të vullnetariatit. U zgjodh pikërisht 5 shtatori, data e lindjes për qiell të Nënë Terezës, simbol i mëshirës së krishterë dhe Çmim Nobel për Paqen.
Dita e sotme është homazh i OKB-së për veprën e personalitetit të Nënë Terezës, që pasqyron bukurinë e bamirësisë e të varfërisë. Bukuria e saj transmeton bukurinë e shëmbëlltyrës ungjillore të Samaritanit të mirë. Për t’u shprehur me fjalët e Shën Gjonit XXIII “bamirësia është një nga shtyllat e paqes!”.


Dita e bamirësisë

Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë u themelua më 2011 me nismën e shoqërisë civile hungareze dhe mbështetjen e Parlamentit e të Qeverisë së vendit. Një vit më pas, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zgjodhi 5 shtatorin si datë për këtë ditë. Është “Një mënyrë për ta mbajtur gjithnjë lart figurën e Nënë Terezës!”.
Por më shumë akoma, mënyrë për të ecur në gjurmët e kësaj Gruaje, që diti të fitojë kaq shumë famë, pa i shkuar as nëpër mend ta kërkonte famën. E as këtë ditë, kushtuar Asaj, që shkeli në të gjitha shtigjet e botës me këmbët mbathur me sandalet e ngrëna nga rruga. E kremton gjithë bota pra, ditën kur, pasi kishte parë ferrin mbi tokë, shtegtoi për herë të fundit, drejt portave të Parajsës!