Zvicra e rrit numrin e ushtarëve të saj në Kosovë

Prishtinë, 11 prill 2024 – Zvicra po merr përsipër menaxhimin e kompanisë së transportit në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Tashmë në Kosovë janë të dislokuar 215 ushtarakë, njëzet më shumë se deri më tash, hkruan srf.ch.

Zvicra ka marrë komandën e kompanisë shumëkombëshe të transportit nga Austria më 9 mars.

“Zvicra po kontribuon në përpjekjet për stabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, të Zvicrës.

Qendra për përgatitjen e ushtrisë zvicerane për misione ndërkombëtare, Swissint, ka njoftuar se kontigjenti i 49-të i Swisscoy u zëvendësua të enjten me kontigjentin e 50-të.

(r.m.)