NJU JORK — Pesëdhjetë e një organizata shqiptaro-amerikane i dorëzuan sot një letër të hapur Kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke dënuar reagimin e qeverisë së tij ndaj protestave në Shqipëri që nga 13 tetori 2026.
Letra i kërkon Kryeministrit t’i japë fund përdorimit të tepruar të forcës dhe frikësimit, të lirojë këdo që është ndaluar vetëm për pjesëmarrje në protesta paqësore, të mbrojë të miturit, të pezullojë legjislacionin për protestat të miratuar me akt normativ më 28 tetor pa debat parlamentar, të publikojë brenda 30 ditësh një raport të plotë mbi reagimin e policisë dhe t’u japë hetuesve ndërkombëtarë qasje të plotë. Letra i bën thirrje gjithashtu të marrë përgjegjësinë politike dhe të japë dorëheqjen.
Letra iu dërgua 246 zyrave, përfshirë Departamentin e Shtetit, Kongresin e SHBA-së, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe organizatave për të drejtat e njeriut. Letra u kërkon atyre të mbështesin hetime të pavarura, të mbrojnë prokurorët kundër korrupsionit dhe SPAK-un nga ndërhyrjet politike.
“Për më shumë se katër muaj, Shqiptarët protestuan pa incidente madhore”, thuhet në letër.
Letra e plotë në anglisht dhe në shqip, lista e organizatave nënshkruese dhe një faqe që ofron ndihmë ligjore falas për të prekurit gjenden në albanianswithoutborders.com. Letra është bashkëngjitur gjithashtu në anglisht dhe në shqip.
LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT EDI RAMA
17 nëntor 2026
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë
z. Edi Rama
Ne, organizatat Shqiptaro-Amerikane të nënshkruara si më poshtë,
mbështesim protestat paqësore, të drejtat kushtetuese të protestuesve dhe
thirrjet e tyre për t’i dhënë fund korrupsionit, për më shumë transparencë e
përgjegjshmëri politike dhe për reforma.
Për më shumë se katër muaj, Shqiptarët protestuan pa incidente madhore.
Sikur t’u ishit përgjigjur kërkesave të tyre me dialog kuptimplotë, komuniteti
ndërkombëtar do të kishte parë qytetarë që ushtrojnë të drejtat e tyre dhe
një qeveri që u përgjigjet shqetësimeve të tyre. Në vend të kësaj, po
dëshmojmë një krizë.
Që prej 13 tetorit 2026, tensionet janë përshkallëzuar në përplasje, plagosje
dhe dëmtim të pronës. Qeveria duhet të tregoj përmbajtje për të ulur
tensionet jo të përdorë forcën joproporcionale, të kryej arrestime masive
dhe të ushtroj dhunë. Pas dhunës, qeveria vendosi gjoba të rënda dhe
miratoi ligje kufizuese. Këto veprime kanë cenuar të drejtat civile, kanë
thelluar mosbesimin dhe kanë nxitur më tej trazirat.
Qeveria ka detyrimin të garantojë sigurinë dhe rendin publik brenda kufijve
të ligjit. Kushtetuta mbron lirinë e tubimit, të shprehjes dhe të shtypit,
procesin e rregullt ligjor, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat e personave
të ndaluar. Çdo kufizim duhet të jetë i parashikuar me ligj, proporcional dhe
në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në interes të paqes, drejtësisë dhe të ardhmes së Shqipërisë, ju bëjmë
thirrje:
1. Ndaloni përdorimin e dhunës. Ndaloni përdorimin e plumbave prej
gome, ujit me presion dhe gazit lotsjellës kundër protestuesve e
gazetarëve. Ulni praninë e rëndë të forcave të rendit në protestat
paqësore dhe mos përdorni gjoba apo ndalime udhëtimi pa vendim
gjyqësor për të ushtruar presion ndaj protestuesve. (Nenet 17, 22, 25, 38, 42, 47)
2. Bëjeni policinë të identifikueshme. Efektivët duhet të mbajnë shenja
të qarta dhe dokument identifikimi gjatë shërbimit, sipas standardit që
u kërkohet qytetarëve. (Nenet 4, 15)
3. Ndaloni arrestimet arbitrare. Lironi këdo që është ndaluar vetëm për
pjesëmarrje në protesta paqësore. Çdo të ndaluari duhet t’i bëhen të
ditura menjëherë arsyet e arrestimit, në një gjuhë që kupton, dhe t’i
sigurohet qasje te avokati. Ofroni avokat falas atyre që nuk mund ta
paguajnë. (Nenet 27, 28, 31, 42)
4. Mbroni të miturit. Hetoni në mënyrë të pavarur pretendimet për
dhunë policore ndaj tyre. Mos merrni në pyetje asnjë fëmijë pa
praninë e prindit ose kujdestarit, avokatit dhe psikologut, siç kërkojnë
ligji shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. (Neni 54)
5. Pezulloni legjislacionin e ri për protestat. I miratuar me dekret
emergjence më 28 tetor 2026, pa debat parlamentar, legjislacioni
vendos kufizime të gjera mbi tubimin, shprehjen dhe lëvizjen, si dhe
gjoba të rënda. Mos e zbatoni derisa të shqyrtohet nga Zyra e OSBE-
së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni
i Venecias, e të debatohet në Parlament. (Nenet 17, 22, 38, 47, 101)
6. Ndaloni ndëshkimin pa gjyq. Mos i regjistroni qytetarët si “individë të
dhunshëm” dhe mos ua kufizoni qasjen në transport, aeroporte apo
hotele pa vendim dënimi nga gjykata. Respektoni për qytetarët të
njëjtin prezumim pafajësie që qeveria juaj ka kërkuar për zyrtarët e
saj. (Nenet 18, 30, 35, 38, 42)
7. Bëjeni publik dokumentacionin. Brenda 30 ditësh, publikoni një
raport mbi reagimin e policisë që prej 13 tetorit 2026, në përputhje me
udhëzuesin e OKB-së për armët me efekt joletal dhe udhëzimet e
OSBE-së e Komisionit të Venecias për lirinë e tubimit paqësor. Raporti
të përfshijë urdhrat për përdorimin e forcës, incidentet, armët e
municionet, kontrollet, arrestimet, ndalimet, plagosjet dhe masat
disiplinore. Ruani të gjitha dokumentet e provat, përfshirë pamjet
filmike dhe komunikimet zyrtare, për shqyrtim të pavarur. (Nenet 23,
35)
8. Lejoni mbikëqyrjen ndërkombëtare. Jepuni hetuesve ndërkombëtarë
qasje të plotë dhe qytetarëve një mënyrë të sigurt për të raportuar
abuzimet. Dokumentoni e hetoni çdo ankesë në mënyrë të paanshme
dhe mbani përgjegjës zyrtarët e komandantët që urdhëruan, nxitën
ose toleruan shkeljet. (Nenet 15, 122)
9. Dëmshpërbleni dhe kujdesuni për viktimat. Dëmshpërbleni personat
e prekur nga përdorimi i paligjshëm i forcës, ndalimi i paligjshëm ose
shkelje të tjera të të drejtave civile. Sigurojuni ndihmë juridike,
mjekësore dhe psikologjike falas nga ofrues të pavarur. (Nenet 44, 55)
10. Merrni përgjegjësi politike. Jepni dorëheqjen për të rikthyer besimin
e publikut dhe lehtësoni një tranzicion paqësor që krijon kushtet për
reforma institucionale e zgjedhore, mbrojtje të të drejtave themelore
dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Si aleat i NATO-s, vend kandidat për anëtarësim në BE dhe anëtar i OKB-së,
Shqipëria është zotuar ndaj demokracisë, lirive individuale dhe shtetit të së
drejtës. Presim që qeveria juaj të respektojë Kushtetutën dhe të
bashkëpunojë plotësisht me SPAK-un, edhe kur hetimet përfshijnë anëtarë
të saj.
U bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe
institucioneve ndërkombëtare të kryejn hetime të pavarura mbi shkeljet e
pretenduara të të drejtave dhe korrupsionin, si dhe të mbrojnë SPAK-un nga
ndërhyrjet politike. I nxisim të përdorin mjetet diplomatike për të kërkuar
llogaridhënie nga autoritetet Shqiptare. Bashkimit Evropian i kerkojme t’i
ngrejë këto çështje edhe në bisedimet e negociatave për antarësimin e
Shqipërisë. Ftojmë vëzhgues të të drejtave të njeriut, juristë dhe gazetarë të
dokumentojnë zhvillimet në Shqipëri.
Nderojmë guximin e studentëve, arsimtarëve, gazetarëve dhe qytetarëve që
kanë dalë në rrugë. Shqiptaro-Amerikanët qëndrojnë me ta dhe do të
vazhdojnë t’i ngrenë zërat e tyre pranë qeverive e institucioneve
ndërkombëtare derisa të drejtat e tyre të respektohen. I nxisim protestuesit
të mbeten paqësorë, të palëkundur dhe vigjilentë.
Kjo krizë kërkon zgjidhje politike, dhe çdo zgjidhje politike kërkon
sakrificë. Kjo sakrificë mund të vijë vetëm nga ata që udhëheqin.
Me respekt,
Organizatat nënshkruese, deri më 17 nëntor 2026:
AjkunBT
Albanian American Association Ana e Malit Inc
Albanian American Association Ulqini – Chicago
Albanian American Association, Inc.
Albanian American Bar Association of Illinois
Albanian American Cohesive Community
Albanian American Community Association of Long Island
Albanian American Council
Albanian American Cultural Foundation
Albanian American Dual Language & Culture Children of the Eagle
Albanian American Educators Association
Albanian American Humanitarian Foundation
Albanian American Humanitarian Fund Trojet Tona
Albanian American Muslim Community & Cultural Center
Albanian American Open Hand Association
Albanian American Organization Chameria
Albanian American Puka Community Association
Albanian Americans in Architecture, Construction & Engineering
Albanian Community Resource Center
Albanian Community TV Michigan
Albanian Cultural Association Shpresa
Albanian Culture TV
Albanian Women Foundation
Albanian Youth Center / Albanian Heritage
Bajraktari House
BashkeRi Initiative
Bashkimi Kombëtar
Bleta Foundation
Common Sense Club
Don Gjon Buzuku Association – Chicago
Don Gjon Buzuku Association – New York
Fondacioni Hoti i Kujit
Fondacioni Plavë Guci
Global Albanians Foundation
Grupi Rozafati
Illyrian Business Organization
Kosova Lindore Association
Albanians Without Borders
Phone: 646-235-2211 · Email: info@albanianswithoutborders.com · Website: albanianswithoutborders.com
Malesia Association of California
New Life AACO
Nora e Kelmendit
Plava e Gucia Sot
Prek Cali Foundation of NY
Ringjalle Project
Shkodra Association Rozafa
Shoqata Atdhetare Kraja
Shoqata Autizmi
Shqipëria Tjetër
The Women’s Organization Hope & Peace
USA Albanian Society NYC
Vermoshi Foundation
Westchester Albanian American Merchant Association
Kjo letër mbetet e hapur për nënshkrues të tjerë; një listë e përditësuar do t’u dërgohet të gjithë marrësve.
Deklaratë: Kjo letër është një deklaratë jopartiake në mbështetje të të
drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes demokratike në
Shqipëri. Ajo nuk mbështet dhe nuk kundërshton asnjë parti politike apo
kandidat për post publik. Thirrja e saj për dorëheqje bazohet në sjelljen e
qeverisë dhe në detyrimet e saj sipas Kushtetutës. Letra nuk është kërkuar,
drejtuar, kontrolluar apo financuar nga asnjë qeveri e huaj, parti politike apo
subjekt tjetër i huaj, dhe asnjë fond bamirësie nuk është përdorur për
përgatitjen apo shpërndarjen e saj. Çdo organizatë është e pavarur dhe
nënshkruan në emër të vet.