Prishtinë, 8 korrik 2026 – E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka thënë se Kosova duhet të diversifikojë furnizimin me energji.
Në ceremoninë e dorëzimit të Çmimeve të Partneritetit SHBA-Kosovë, që jepen për forcimin e tregtisë mes SHBA-së dhe Kosovës, ajo ka thënë se furnizimi me gaz natyror të lëngshëm nga SHBA-ja do të nxiste investime të tjera amerikane në Kosovë.
Diplomatja amerikane e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për heqjen e tarifave doganore për mallrat amerikane që importohen në Kosovë.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati mori pjesë në pritjen për ndarjen e Çmimeve të Partneritetit SHBA-Kosovë, duke vlerësuar anëtarët e Odës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për forcimin e tregtisë mes SHBA-së dhe Kosovës. Në fjalën e saj, ajo përshëndeti vendimin e Kosovës për të hequr tarifat doganore për mallrat amerikane dhe bëri thirrje që Kosova të diversifikojë furnizimin me energji përmes gazit natyror të lëngshëm amerikan, me qëllim sigurimin e investimeve të ardhshme amerikane”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Anu Prattipati ishte në mesin e laureatëve të Çmimeve të Partneritetit SHBA-Kosovë.
Gjatë ceremonisë u paraqitën të dhëna për shkëmbimet tregtare me Kosovës dhe SHBA-së.



(r.m.)