Prishtinë, 14 gusht 2026 – Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në një takim të përbashkët liderët ose përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar për zgjidhjen e ngërpër zgjidhjen e ngërçit në të cilin ѱshtë futur procesi i formimit të institucioneve.
Në ftesën dëguar partive politike thuhet se takimi, i cili është ftuar për të martën, në ora 09:00, “synon të kontribuojë në dialogun politik dhe institucional për tejkalimin e situatës aktuale dhe funksionalizimin e institucioneve”.
Haxhiu e thirri këtë takim një ditë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vendosi të tërhiqet nga bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për bashkëqeverisje, por të angazhohet për një kandidat konsensual për president.
Edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u ka bërë thirrje publike liderëve të partive politike që të takohen për të diskutuar për kandidatë të mundshëm për prtesident të shtetit.
Procesi i formimit të institucioneve të reja të shtetit është bllokuar për shkak të pozitës së presidentit. LVV-ja, bashkë me partnerët e deritashëm qeverisës – subjektet politike të komuniteteve joshumicë – i ka votat e nevojshme në Kuvend për konstituimin e Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë së re, por nuk arrin të sigurojë kuorumin për votim të vlefshëm për president, pa një marrëveshje politike.
LDK-ja ishte partia e vetme që negocioi me Vetëvendosjen. LDK-ja ka bërë thirrje për “balancë pushtetesh” duke kërkuar postin e presidentit. Por, Kurti e ka vlerësuar kërkesën e LDK-së si “diskrepancë të madhe” me rezultatin zgjedhor të LDK-së më 7 qershor.
Dy partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca refuzuan të takohen me Kurtin, të cilin e akuzuan për bllokim të qëllimshëm rë procesit, me synimin që t’i kontrollojë të tria institucionet kryesore të shtetit: Kuvendin, Qeverinë dhe Presidentin.
(r.m.)