Irani pezullon angazhimet për marrëveshje me SHBA-në

Teheran, 18 korrik 2026 – Irani ka pezulluar angazhimet e tij ndaj Memorandumit të Mirëkuptimit (MM) të rënë dakord midis Teheranit dhe Uashingtonit muajin e kaluar, raporton agjencia iranmiane e lajmeve Fars.

Kazem Gharibabadi, zëvendësministri i jashtëm i Iranit, e akuzoi SHBA-në se i kishte pezulluar tashmë angazhimet e veta.

“Edhe ne i kemi pezulluar angazhimet tona; nuk po i zbatojmë ato dhe jemi të zënë duke mbrojtur vendin tonë”, ka thënë Gharibabadi.

Marrëveshja paraprake e arritur mes SHBA-së dhe Iranit pritej të çonte në një armëpushim dhe t’u jepte kohë dhe hapësirë të dyja palëve për të negociuar çështje të tjera. Sipas marrëveshjes, SHBA-të hoqën bllokadën kurse Irani e rihapi për qarkullim Ngushticën e Hormuzit.

Por, të dy palët u tërhoqën nga marrëveshja, duke e akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e marrëveshjes. Kjo çoi në sulme ajrore të SHBA-së në Iran dhe kundërpërgjigje të Iranit ndaj objektivave ushtarake amerikane në vendet e Gjirit.

(r.m.)

Comment

*