Ish ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, hetohet për lidhjet me Rusinë

 Budapest, 17 korrik 2026 – Ish-ministri i Jashtëm i Hungarisë në qeverinë e Viktor Orbanit, Peter Szijjarto, është vënë nën hetim për lidhjet e dyshuara me Rusinë.

Të enjten, në konferencën e rregullt pëtr medie, kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, konfirmoi se tashmë kanë filluar hetimet mbi lidhjet e supozuara të Sirartos me Moskën.

Magyar kishte premtuar hetime ndaj Szijartos, qysh gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ishte nën vëzhgim që nga rrjedhja e regjistrimeve në fillim të këtij viti, kur ai e informonte homologun e tij rus rreth takimeve të BE-së dhe ofronte ndihmë për zbutjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

Peter Szijjarto hoqi dorë nga pozita e deputetit këtë javë, për të marrë një punë si drejtues global i çështjeve të jashtme në gjigantin kinez të automjeteve elektrike BYD Co.

Kryeministri Magyar, qëkur i fitoi zgjedhjet përballë ish-kryeministrit pro-rus, Viktor Orban, është zotuar se do ta rikthejë Hungarinë në rendin e vendeve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe të jetë faktor konstruktiv në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

(r.m.)

Comment

*