Prishtinë, 11 shtator 2026 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, e ka pritur të premten në një takim pune të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.
PSRK njoftoi se gjatë takimit është diskutua rpër punën e kësaj prokurorie dhe për sundimin e ligjit në Kosovë.
Në njoftim thuhet se Kryeprokurori Isufaj e ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese amerikane në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.
Ai e ka falënderuar Ambasadën Amerikane dhe zonjën Prattipatin për mbështetjen e hetimeve për organizatat kriminale që merren me krimin transnacional.
Isufaj ka vlerësuar edhe mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë për në ruajtjen e plotë të pavarësisë së Prokurorisë Speciale dhe të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.
(r.m.)