Prishtinë, 20 korrik 2026 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, pas marrjes së detyrës.
Në urimin e tij përmes rrjetit social X, Kurti ka shprehur besimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy qeverive në fusha me interes të përbashkët. Ai ka përmendur tregtinë dhe dhe investimet, mbrojtjen e vlerave të demokracisë nga ndikimi i Rusisë dhe aleatëve të saj dhe rritjen e bashkëpunimit midis Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike.
“Shumë urime kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes qeverive tona për një gamë të gjerë vlerash dhe prioritetesh të përbashkëta, përfshirë nxitjen e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe mbështetësve të saj në Evropën Juglindore, si edhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit midis Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike”, ka shkruar Kurti.
(r.m.)