Nga Avokati Kieran Both

Votimi në Shtetet e Bashkuara është një nga mënyrat më të rëndësishme me të cilat amerikanët mund të marrin pjesë në demokracinë tonë. Ju inkurajojmë të votoni nëse keni të drejtë.
Para se të votoni, sigurohuni që keni të drejtë vote!
Nëse votoni në zgjedhje pa leje ose hiqeni sikur jeni shtetas amerikan për të votuar, shkelni ligjin federal dhe mund të përballeni me gjoba ose burgim. Kjo mund të dëmtojë gjithashtu shanset tuaja për përfitime të caktuara emigracioni dhe mund të çojë deri në dëbim. Edhe nëse jeni regjistruar gabimisht për të votuar, për shembull gjatë rinovimit të patentës së shoferit, nuk mund të votoni ligjërisht nëse nuk i plotësoni kërkesat e nevojshme. Nëse nuk jeni të sigurt për të drejtën tuaj të votimit, është e rëndësishme t’i drejtoheni avokatit tuaj të emigracionit.
Për të votuar në zgjedhjet federale të SHBA-së, duhet:
– Të jeni shtetas amerikan:
– me lindje në Shtetet e Bashkuara
– me lindje jashtë vendit nga prind shtetas amerikan
– me natyralizim
– Të plotësoni kërkesat e shtetit tuaj për vendbanimin
– Të jeni të paktën 18 vjeç deri në ditën e zgjedhjeve
Mund të regjistroheni para zgjedhjeve nëse do të mbushni 18 vjeç në ditën e zgjedhjeve; kontrolloni kërkesat e shtetit tuaj këtu: https://www.usa.gov/voter-registration-age-requirements
Të regjistroheni për të votuar brenda afatit të shtetit tuaj
Mësoni më shumë në: https://www.usa.gov/election-office
Disa shtete kanë rregulla që kufizojnë të drejtën e votës në bazë të:
– dënimeve për vepra penale të rënda (felony)
– paaftësisë mendore
Nëse keni pyetje nëse mund të votoni në shtetin tuaj, kontaktoni zyrtarët e zgjedhjeve në juridiksionin (zakonisht qarkun, ose county) ku dëshironi të regjistroheni dhe të votoni.
Mënyrat e votimit:
– Votoni në person në vendvotimin tuaj të caktuar në Ditën e Zgjedhjeve
– Votoni herët në person në vendvotimin tuaj të caktuar për votimin e hershëm
– Kërkoni një fletëvotim me postë (absentee), nëse ofrohet, dhe votoni me postë
Mësoni më shumë: https://www.usa.gov/absentee-voting
Sipas nevojës, kërkoni një fletëvotim provizor
Mësoni më shumë: https://www.ncsl.org/elections-and-campaigns/provisional-ballots
Dhurimi ose vullnetarizmi për një fushatë politike:
Shtetasit amerikanë dhe rezidentët e përhershëm ligjorë, përfshirë ata që jetojnë jashtë vendit, mund të dhurojnë para dhe të bëjnë vullnetarizëm në fushata politike federale.
Për më shumë informacion shihni: https://www.fec.gov/help-candidates-and-committees/foreign-nationals/
Të huajt, përfshirë përfituesit nga DACA, TPS-së dhe vizave të joemigrantëve, nuk mund të japin para për fushata politike. Megjithatë, ata mund të ofrojnë shërbime vullnetare (pa pagesë) për fushata politike, për sa kohë që nuk kanë rol vendimmarrës.
Për më shumë informacion shihni: https://www.fec.gov/updates/foreign-nationals/
Mos harroni se regjistrimi për të votuar dhe votimi në zgjedhjet federale kanë pasoja të rënda emigracioni për joshtetasit. Ky Administrim ka vënë në shënjestër votuesit joshtetas përmes njoftimeve për mediat, memove të brendshme dhe politikave. Këshilltari i Përgjithshëm Juridik i Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) i ka udhëzuar kohët e fundit Zyrës së Këshilluesit Kryesor Juridik (OPLA) të dëbojë joshtetasit që votojnë në mënyrë të paligjshme ose bëjnë një pretendim të rremë për shtetësi amerikane.
Falënderojmë AILA-n për përmbajtjen e këtij artikulli.
AILA është shoqata kombëtare e avokatëve të emigracionit, e përbërë nga mbi 15,000 anëtarë që ndodhen në çdo shtet të Shteteve të Bashkuara dhe në mbarë botën. © 2024 American Immigration Lawyers Association (Shoqata Amerikane e Avokatëve të Emigracionit)