Lista Studentore merr urime nga SHBA-ja, BE-ja e rajoni

Beograd, 26 tetor 2026 – Fituesitt ë zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Listës Studentore, i kanë arritur urime të shumta menjëherë pasi Aleksandar Vuçiqi e pranoi humbjen e partisë së tij.

Në të gjitha urimet, të ardhura nga liderë e autoritete të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimit Evropian (BE) shprehet optimizëm për të ardhmen e Serbisë dhe mbarë rajonit pas rënies së autokratit e aleatit të Rusisë, Aleksandar Vuçiq.

 Njër ndër urimet e para ka ardhur nga Uashingtoni. Kongresisti Republikan John Wilson, e ka përgëzuar popullin serb, sidomos studentët, për fitoren ndaj Vuçiqit.

“Amerikanët i dërgojnë urime të përzemërta popullit të Serbisë për fiitoren në zgjedhje, të arritur me mund, veçanërisht studentëve që treguan vendosmëri historike dhe patriotizëm në misionin e tyre për të rivendosur sundimin e ligjit në vendin e tyre”, ka shkruar kongresisti Wilson në platformën X.

“Tani fillon puna e vështirë. Pres me padurim përmirësimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Zoti e bekoftë Serbinë”, ka theksuar ai.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e ka uruar Listën Studentore, duke shprehur besimin se tani pritet të fillojë një kapitull i ri për Serbinë. Ajo ka theksuar se me fitoren e Listës së Stdentëve është hapur perspektiva për një fazë të re edhe në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

“Serbia e tha fjalën e saj. Pas pothuajse dy vite protestash për demokraci, sundim të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit, qytetarët e Serbisë shkuan në votime në një numër historikisht të madh..

Urime Listës Studentore për fitoren! Këto janë pikërisht vlerat që janë në zemër të Bashkimit tonë Evropian.

Një kapitull i ri pritet të fillojë për Serbinë. Dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura dhe ne jemi gati të ecim përpara së bashku”, ka thënë ajo.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, në urimin e saj për Listën Studentore tha se Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë procesin e reformave në Serbi.

“Parlamenti Evropian mbetet i përkushtuar për të mbështetur procesin e reformave në Serbi, ndërsa vendi vazhdon rrugën e tij evropiane”, tha ajo.

Roberta Metzola i falënderoi anëtarët e Parlamentit Evropian dhe të gjithë anëtarët e delegacionit që i ndoqën zgjedhjet në terren.

Ndërsa raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka thënë se tani është koha që Serbia t’i përkushtohet sundimit të ligjit dhe reformave që e çojnë vendin drejt Bashkimit Evropian.

“Tani është koha për shtetin e së drejtës, reformat dhe institucionet që u shërbejnë të gjithë qytetarëve. Kjo duhet të jetë rruga për në BE,” ka thënë Picula.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane, Sandro Gozzi, e ka vlerësuar fitoren e Listës Stidentore si “fitore të jashtëzakonshme për demokracinë, për lirinë dhe për të ardhmen e Serbisë”.

“Ky rezultat i pabesueshëm është arritja e një brezi të tërë të rinjsh që patën guximin, vendosmërinë dhe forcën për t’i bindur qytetarët e të gjitha moshave se ndryshimi nuk është vetëm i nevojshëm, por edhe i mundur”, ka thënë Goci në një deklaratë me shkrim.

“Ne, Demokratët Evropianë, jemi jashtëzakonisht krenarë. Ne qëndruam në krah të studentëve serbë gjatë gjithë luftës së tyre, sepse besojmë në të ardhmen evropiane të Serbisë”, ka shtuar ai.

“Faleminderit, Serbi. Faleminderit studentëve që nuk u dorëzuan kurrë”, ka theksuar Goci.

Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, i cili para pak muajsh e mundi bindshëm mikun e Vuçiiqit, Viktotr Arbanin, ka thënë se e ka gëzuar shumë fitorja e Listës Studentore në Serbi.

“U gëzova shumë kur dëgjova se sa forcë u dha kjo luftë e vështirë, së bashku me fitoren tonë në prill”, ka shkruar Magyar në Facebook

Ai ka thënë se menjëherë i ka uruar udhëheqësit e Listës Studentore dhe i ka siguruar se do ta kenë mbështetjen e Hungarisë.

Lista Studentore ka marrë urime për fitoren edhe nga Mali i Zi. Kryeministri i fqinjit jug-perëndimor të Serbisë marrëdhëniet me të cilin kanë rënë në pikën më të ulët për shkak të politikave të Vuçiqit, ka shprehur besimin se “një kapitull i ri është përpara Malit të Zi dhe Serbisë”.

“Dita e sotme në Serbi është kujtesë e gjallë se vullneti i qytetarëve dhe e drejta e tyre për të vendosur lirisht për të ardhmen e tyre janë baza e çdo ndryshimi demokratik. I përgëzoj përfaqësuesit e Listës Studentore dhe besoj fuqimisht se përpara Malit të Zi dhe Serbisë është një kapitull i ri, i bazuar në respekt dhe dialog të hapur, pa rritur tensionet në mënyrë të panevojshme. Qytetarët e të dyja vendeve meritojnë marrëdhënie që do të maten me rezultate konkrete të bashkëpunimit dhe jo me keqkuptimet e thella diplomatike”, ka shkruar Spajiq në platformën X.

(r.m.)

Comment

*