Lista Studentore në Serbi – frymë e re apo vazhdimësi e së vjetrës

Shkruan: Refik Hasani 

Sot, është caktuar mbajtja e seancës konstituive të legjislaturës së re të Parlamentit  të Serbisë. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 25 tetor 2026, Lista Studentore në Serbi arriti të sigurojë 53,01% të votave, duke fituar kështu 140, nga gjithsej 250 mandatet parlamentare.

Bartësit e kësaj liste, e cila përfaqëson lëvizjen studentore, dallohen për faktin se, për herë të parë, kjo lëvizje garon në zgjedhjet parlamentare pa u organizuar si subjekt tradicional politik dhe pa u mbështetur në strukturat klasike partiake. Përkundrazi, lista është ndërtuar përmes forumeve studentore dhe mekanizmave të demokracisë së drejtpërdrejtë në fakultetet e universiteteve të Serbisë, duke përjashtuar modelin tradicional të udhëheqjes nga liderët partiakë.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe periudhës së sundimit të Sllobodan Millosheviqit, Serbia vazhdoi të karakterizohej nga një frymë politike e trashëguar, e cila u manifestua edhe gjatë afro 15 viteve të qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit, përmes një pushteti të centralizuar dhe të fortë. Në këtë kontekst, Lista Studentore mund të konsiderohet si një frymë e re në skenën politike serbe.

Serbia, në raport me shtetet fqinje, përballet me sfida të rëndësishme politike dhe diplomatike, veçanërisht me çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, vazhdimin e dialogut me Bashkimin Evropian dhe ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë. Një sfidë më vete mbetet edhe politika e balancimit ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.

Me ardhjen e listës studentore shtrohen  dilema të shumta: a do të ndodhë një kthesë reformiste në Serbi dhe në çfarë mase do të luftohen korrupsioni, do të forcohet sundimi i ligjit, liria e medias dhe pavarësia e institucioneve?.

Po ashtu, a do të ndryshohet Kushtetuta,  dhe ligji i zgjedhje për vende të rezervuara veçmas për Hungares, Boshnjak, Shqiptar e Bullgarë.

Po ashtu, shtrohet pyetja nëse do të ketë ndryshime kushtetuese dhe ligjore lidhur me vendet e rezervuara në Kuvend për nacionalitete etnike dhe autoktone  të  hungarezëve, boshnjakëv, shqiptarëve dhe bullgarëve. Aktualisht, Serbia njeh autonominë e Krahinës së Vojvodinës, ndërsa mbeten të patrajtuara çështjet e referendumeve për autonomi: ai i mbajtur më 1 dhe 2 mars 1992 në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si dhe referendumi për autonominë e Sanxhakut, i mbajtur më 25, 26 dhe 27 tetor 1991.

Pritje nuk kanë vetëm votuesit serbë, por edhe shtetet fqinje të Serbisë, Bashkimi Evropian dhe Rusia. Me të drejtë, shpresa për ndryshime kanë edhe Krahina e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të cilët përballen e ballafaqohen me diskriminim etnik përmes pasivizimit sistematiktë adresave, dhe eliminimin e praktikave diskriminuese dhe garantimin e të drejtave themelore të shqiptarëve, përfaqësimin proporcional dhe dinjitoz.

Ata presin, krijimin e një komisioni parlamentar për hetim të pasivizimit, rikthimin e adresave të pasivizuara të qytetarëve shqiptarë, si dhe zbatimin e marrëveshjes së konçulit të arritur më 20 maj 2001, kthimin e lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë që është hequr dhunshëm në 20 janar 2013, dhe respektimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura.

Se si do të trajtohen këto çështje nga përbërja e re politike dhe nëse do të hapet një dialog institucional për to, mbetet të shihet. Lista e studentëve në Serbi, a do të jetë vërtet një frymë e re, apo do të mbetët një vazhdimësi e vjetër, por vetëm udhëheqësit e kësaj liste jan të ri në institicione të Serbisë, mbetët të jap përgjigje më së miri koha. Vështrim, më 17 nëntor 2026.

Comment

*