Parlamenti Evropian: Serbia duhet duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Strasburg, 12 korrik 2026 – Parlamenti Evropian ka thënë se Serbia “duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian” për të ecur përpara në rrugën e integrimit në BE.

Përmes një postimi në “X”, Parlamenti Evropian i ka bërë thirrjje Serbisë të bëjë reforma në sundimin e ligjit dhe në forcimit të standardeve demokratike. Parlamenti Evropian, edhe me këtë rast, ka përsëritur se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën,

“Serbia duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në postimin e PE-së.

Aty theksohet gjithashtu se kriza politike në Serbi nuk mund të zgjidhjet pa zgjedhje të lira vet ë ndershme.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të nevojshme për zgjidhjen e krizës politike”, thuhet në postim.

 

 

 

 

 

 

Në fotografinë bashkëlidhur postimit, Parlamenti Evropian tregohen se Serbia është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2012, por për katër vjet nuk e ka hapur asnjë kapitull të negociatave.

Ditë më parë, Parlamenti Evropian kërkoi që Serbisë t’i ndalen edhe fondet e BE-së për shkak të problemeve me sundimin e ligjit dhe raporteve me Kosovën.

Parlamenti Evropian e ka kritikuar Serbinë edhe për vazhdimin e forcimit të raporteve me Rusinë dhe për ushtrimin e presionit ndaj mediave të pavarura. Rezoluta në të cilën kritikohet Serbia është miratuar me 468 vota në favor, me 116 vota kundër dhe me 79 të përmbajtur.

Në takimin e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel nuk u arrit konsensus për hapjen e grupkapitullit 3 të procesit të negociatave të anëtarësimit të Serbisë, për shkak të zhvillimeve të brendshme politike, për shkak të qëndrimit ndaj Kosovës, Bosnjës e Hercegovinës dhe Malit të Zi, si edhe për shkak të marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën.

Komisioni Evropian kishte rekomanduar që të hapet ky grupkapitull duke nënvizuar se Serbia i ka përmbushur kriteret e nevojshme, por sipas burimeve diplomatike, kundër ishin Holanda, Suedia, Belgjika, Finlanda, Kroacia, Bullgaria, tri vendet Baltike (Estonia, Lituania e Letonia) dhe me rezerva edhe disa vende tjera.

(r.m.)

Comment

*