Përfundon me sukses misioni “Artemis II”. Kapsula “Orion” kthehet në tokë pas udhëtimit rreth Hënës

San Diego, 11 prill 2026 – Përfundon me sukses misioni i shumëpritur “Artemis II”. Kapsula hapësinore “Orion” u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë, duke përfunduar kështu udhëtimin historik të katët astronautëve rreth Hënës.

“Astronautët e parë që udhëtuan për në Hënë pas më shumë se një gjysmë shekulli u rikthyen në Tokë pas një misioni rekord në bordin e fluturimit provë ‘Artemis II’ të NASA-s. Astronautët e NASA-s Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, si dhe astronauti i CSA-së (Agjencia Hapësinore Kanadeze) Jeremy Hansen, u ulën të premten, në orën 5:07 pasdite sipas kohës së Paqesorit, në brigjet e San Diegos, duke përfunduar kështu udhëtimin gati 10-ditor që i çoi ata 252,756 milje larg shtëpisë, në distancën e tyre më të largët nga Toka”, raportoi NASA.

Ekuipazhi i përbërë nga astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen realizoi me sukses një nga hapat më të rëndësishëm drejt rikthimit të njeriut në Hënë, një objektiv që synohet të arrihet rreth vitit 2030.

Momenti më kritik i misionit ishte rikthimi në atmosferën e Tokës, kur kapsula “Orion” hyri në atmosferë mbi Oqeanin Paqësor, rreth 3.200 kilometra larg brigjeve të SHBA-së. Rreth gjashtë minuta nuk pati asnjë komunikim me ekuipazhin, për shkak të temperaturave ekstreme, të cilat kalonin 2.000 gradë Celsius gjatë hyrjes në atmosferë.

Megjithatë, gjithçka shkoi sipas planit. Parashutat u hapën në kohën e duhur, duke mundësuar një ulje të butë në det në orën 02:07 të mëngjesit, pa asnjë problem. Por, NASA tha se astronautët nuk ishin në rrezik në asnjë moment, falë mburojës termike të avancuar të kapsulës.

Në zonën e uljes së kapsulës “Orion”, në Paqesor, ishin dislokuar dhjetëra mjete detare dhe ajrore të forcave të armatosura dhe Rojeve Bregdetare të SHBA-së, për të garantuar sigurinë e operacionit.

Pas uljes u raportuan disa probleme të vogla në komunikimin mes kapsulës dhe qendrës së kontrollit, por ato nuk u konsideruan shqetësuese.

 Misioni “Artemis II” konsiderohet një hap kyç për programin hapësinor amerikan, duke hapur rrugën për kthimin e njeriut në Hënë pas më shumë se pesë dekadash.

Zyrtarët e NASA-s e cilësuan misionin “Artemis II” si pikë kthese për të ardhmen e eksplorimit të hapësirës.

Menaxheri i programit “Artemis II”, Howard Hu, deklaroi se kjo ditë shënon “fillimin e një epoke të re të eksplorimit hapësinor me njerëz”.

Nsërsa drejtori i fluturimit për fazën e hyrjes së kapsulës në atmosferë, Rick Henfling, tha se misioni i ardhshëm është “shumë pranë.

Henfling tha se ekuipazhi i “Artemis II” udhëtoi gjithsej 700.237 milje, me shpejtësi maksimale prej 24.664 miljesh në orë.

Zyrtarët e NASA-s rikujtuan edhe disa nga momentet më të veçanta të misionit. Administratorja e përkohshme, Lori Glaze, e cilësoi eklipsin diellor të vëzhguar nga hapësira si një “përvojë krejtësisht unike”.

Pas shfaqjes së imazheve më mbresëlënëse të dërguara nga ekuipazhi, Glaze tha se gjatë misionit është mbledhur një sasi e madhe të dhënash, të cilat do të analizohen në javët në vijim.

Presidenti amerikan Donald Trump, i ka përgëzuar katër astronautët e misionit “Artemis II” pas përfundimit me sukses të udhëtimit historik rreth Hënës.

“Urime për ekuipazhin e madh dhe shumë të talentuar të Artemis II. I gjithë udhëtimi ishte spektakolar, ulja në det ishte perfekte dhe, si president i SHBA-së, nuk mund të isha më krenar!”, shkroi ai në Truth Social.

Trump tha se hapi i ardhshëm do të jetë eksplorimi i Marsit.

“Do ta bëjmë sërish dhe më pas. Hapi tjetër do të jetë që astronautët amerikanë të udhëtojnë drejt Marsit!”, tha ai.

NASA’s Orion spacecraft with Artemis II crewmembers NASA astronauts Reid Wiseman, commander; Victor Glover, pilot; Christina Koch, mission specialist; and CSA (Canadian Space Agency) astronaut Jeremy Hansen, mission specialist aboard is seen as the main parachutes begin to deploy as it lands in the Pacific Ocean off the coast of California, Friday, April 10, 2026. NASA’s Artemis II mission took Wiseman, Glover, Koch, and Hansen on a nearly 10-day journey around the Moon and back to Earth. Following a splashdown at 5:07 p.m. PDT (8:07 p.m. EDT), NASA, U.S. Navy, and U.S. Air Force teams are working to bring the crewmembers and Orion spacecraft aboard USS John P. Murtha.  Photo Credit: (NASA/Joel Kowsky)

NASA’s Orion spacecraft with Artemis II crewmembers NASA astronauts Reid Wiseman, commander; Victor Glover, pilot; Christina Koch, mission specialist; and CSA (Canadian Space Agency) astronaut Jeremy Hansen, mission specialist aboard is seen as it lands in the Pacific Ocean off the coast of California, Friday, April 10, 2026. NASA’s Artemis II mission took Wiseman, Glover, Koch, and Hansen on a 10-day journey around the Moon and back to Earth. Following a splashdown at 7:07 p.m. EDT, NASA, U.S. Navy, and U.S. Air Force teams are working to bring the crewmembers and Orion spacecraft aboard USS John P. Murtha.  Photo Credit: (NASA/Joel Kowsky)

A Navy MH-60 Seahawk from Helicopter Sea Combat Squadron (HSC) 23 is seen as it lifts NASA astronaut Christina Koch, Artemis II mission specialist as teams work to bring the crewmembers aboard USS John P. Murtha, Friday, April 10,  2026, in the Pacific Ocean off the coast of California. NASA’s Artemis II mission took Koch, NASA astronauts Reid Wiseman, commander; Victor Glover, pilot; and CSA (Canadian Space Agency) astronaut Jeremy Hansen, mission specialist on a nearly 10-day journey around the Moon and back to Earth. Following a splashdown at 5:07 p.m. PDT (8:07 p.m. EDT), NASA, U.S. Navy, and U.S. Air Force teams are working to bring the crewmembers and Orion spacecraft aboard the recovery ship. Photo Credit: (NASA/Joel Kowsky)

NASA’s Orion spacecraft is seen as recovery teams work to secure the spacecraft ahead of transferring Artemis II crewmembers NASA astronauts Reid Wiseman, commander; Victor Glover, pilot; Christina Koch, mission specialist; and CSA (Canadian Space Agency) astronaut Jeremy Hansen, mission specialist to USS John P. Murtha in the Pacific Ocean off the coast of California, Friday, April 10, 2026. NASA’s Artemis II mission took Wiseman, Glover, Koch, and Hansen on a nearly 10-day journey around the Moon and back to Earth. Following a splashdown at 5:07 p.m. PDT(8:07 p.m. EDT), NASA, U.S. Navy, and U.S. Air Force teams are working to bring the crewmembers and Orion spacecraft aboard USS John P. Murtha.  Photo Credit: (NASA/Joel Kowsky)

Artemis II astronauts Reid Wiseman and Jeremy Hansen, wearing orange flight suits, sit on the edge of a helicopter, flanked by uniformed personnel. Both astronauts are grinning, and Reid is pointing at the camera. Credit: NASA/Bill Ingalls

Artemis II astronauts Victor Glover and Christina Koch, wearing orange flight suits, sit on the edge of a helicopter, flanked by uniformed personnel. Both astronauts are grinning. Credit: NASA/Bill Ingalls

(r.m.)

Comment

*