Përgatitjet pë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri: Kreu i KQZ-së shpjegon procesin e votimit të emigrantëve

Tiranë, 24 shtator 2024 – Parlamenti i Shqipërisë i miratoi në fund të korrikut ndryshimet në kodin zgjedhor, përfshirë votimin e emigrantëve, duke ia ngarkuar përgjegjësinë e organizimit të të gjithë procesi, Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Një ditë më parë, ky Komision e hodhi në diskutim publik projektvendimin për rregullat pe regjistrimit të tyre dhe për votimin jashtë vendfit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shpjegon për Zërin e Amerikës ser ky proces do të realizohet përmes një platforme online dhe ecili nga ata që jetojnë jashtë e dëshiron të votojë duhet të hapë një llogari e më pas ta ngarkojë aty dokumentin e identifikimit dhe një dokument që tregon se ku banon, më shumë për të treguar adresën se ku do të duhet t’i shkojë më pas fleta e votimit.

“Me pak fjalë, është një proces mjaft i thjeshtë nga pikëpamja teknike e aspak i komplikuar”, thotë Celibashi.

Askush nuk di të thotë një shifër të saktë të emigrantëve me të drejtë vote, por sipas përllogaritjeve të përafërta shifra mund të vërtitet te 1 apo 1.1 milionë votuesë potencial.

Zoti Celibashi thotë se KQZ do të angazhohet në një fushatë informimi për t’i njohur ata me këtë mundësi.

Votimi do të realizohet përmes postës. Fleta e votimit për emigrantët do të niset që në momentin kur KQZ-ja, do të ketë përmbyllur procesin e rregjistrimit të kandidatëve dhe ka prodhuar fletën e votimit.

“Mbeten rreth 28-32 ditë për KQZ-në për të prodhuar fletët e votimit e për ta dërguar. Që në momentin që ne i dërgojmë fletën e votimit, procesi i votimit, konsiderohet i hapur. Pra mund të kenë një hapësirë disa ditëshe për të votuar”, shpjegon zoti Celibashi.

Komisioni do të dërgojë në adresë të votuesi jashtë vendit zarfet dhe fletën e votimit, e cila, pasi është plotësuar, duhet t’i kthehet KQZ-së.

“Zarfi në të cilin ndodhet fleta e votimit është një zarf i bardhë. Ky futet në një zarf tjetër që i përmban të dhënat e votuesit. Kur mbërrin, zarfi që e përmban adresën, griset dhe mbahet zarfi i bardhë. Të gjithë grumbullohen në një shportë dhe aty bëhet procesi i numërimit”, tregon Komisioneri i Zgjedhjeve.

Koston e dërgimit të fletës së votimit në KQZ do të duhet ta mbulojë vetë votuesi. Zoti Celibashi pranon se bëhet fjalë për një proces të kushtueshëm.

“Mjaft të dishkostot e shërbimit postar ndërkombëtar. Në varësi të largësisë, ato shkojnë nga 10-40 euro apo dollarë, ose më shumë, për një votues”, thotë ai.

Numërimi do të realizohet në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, i cili këtë herë do të duhet të angazhohet kështu dhe në një proces të ri për të.

“Eshtë një operacion logjistik, jo aq i komplikuar sa me angazhime dhe për kohën në dispozicion na vë goxha në vështirësi. Po punojmë për të adresuar të gjitha pikëpyetjet se si do administrohet procesi. Ndarja do të jetë në 12 qarqe, sepse varësisht se ku e ka regjistrin e gjendjes civile, aty shkon vota. Që në momentin e mbërritjes do të ndahet sipas qarqeve. Ne po përpiqemi që nga pikëpamja e garancisë së votës çdo gjë të jetë e qartë e të mos ketë dyshime”, thekson zoti Celibashi.

Koha nuk premton edhe për aspekte të tjera të procesit zgjdhor që do të zhvillohet në Shqipëri. Ende nuk është e qartë se në sa qarqe do të bëhet votimi dhe numërimi elektronik në këto zgjedhje.

“Kishim propozuar që të zhvillohej në 4 po 5 qarqe, por tani, për kohën që ka mbetur, kjo është e pamundur. Do të bëjmë dhe një diskutim të fundit me përfaqësues të partive politike, nëse mund ta shtrijmë procesin e votimit elektronik të paktën në dy ose në tri qarqe kryesore të vendit. Por, çdo ditë që kalon e ul mundësinë e zhvillimit të votimit elektronik në tri apo në dy qarqe. Ndoshta, nëse koha kalon më tej, nuk do kemi mundësi fare të përgatisim votimin elektronik, qoftë dhe në një qark”, tregon zoti Celibashi, duke mos fshehur keqardhjen për këtë.

Në zgjedhjet e fundit vendore, votimi dhe numërimi elektronik u realizua në bashkitë e Kamzës, Vorës dhe Elbasanit.

(Zëri i Amerikës)

Comment

*