Protestat studentore për gjuhën shqipe – një e drejtë kushtetuese dhe jo privilegj politik

Mehmet Prishtina

Kërkesa për përdorimin e gjuhës shqipe nuk është privilegj, por e drejtë që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta e RMV-së, nga Amendamenti i Pestë dhe nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e cila pas konfliktit të vitit 2001 u bë themel i paqes dhe stabilitetit institucional në vend.

Historia dëshmon se raportet ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve kanë njohur periudha shumë më të avancuara bashkëpunimi dhe mirëkuptimi sesa klima politike e sotme. Që para një shekulli, organizatat revolucionare shqiptare dhe maqedonase kishin vendosur ura komunikimi dhe marrëveshjeje politico-ushtarake. Në vitin 1927, përfaqësues të VMRO-së së Bashkuar, si Zankov dhe Vllahov, si dhe Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare i përfaqësuar nga Hasan Prishtina, zhvillonin kontakte dhe marrëveshje politike mbi parimin e vetëvendosjes së popujve,rregullimin e marrdhenjeve nderetnike dhe percaktimin e demarkacionit kufitare bayuar ne vullnetin e popullit. Në atë kohë, diplomacia ilegale sovjetike me qendër në Vjenë premtonte mbështetje financiare dhe logjistike për lëvizjet kombëtare, duke sfiduar politikën e Lidhjes së Kombeve, e cila nuk favorizonte krijimin e shteteve të reja dhe mbështeste vetëm të drejtat e minoriteteve. Edhe Kushtetuta e vitit 1974 e Republikës Socialiste të Maqedonisë, në kuadër të federatës jugosllave, kishte dispozita më të avancuara sa i përket përdorimit të gjuhëve të komuniteteve, përfshirë shqipen dhe turqishten. Ligjet ekzistonin, por shpesh nuk zbatoheshin në praktikë, sidomos ndaj shqiptarëve.

Sot, paradoksi bëhet edhe më i madh: Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe synon integrimin në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht vazhdon të kontestojë të drejta elementare si përdorimi i gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare.

Më shqetësuese mbetet heshtja e faktorit politik shqiptar në pushtet. Partitë shqiptare, të përçara dhe të përfshira në kalkulime të ngushta politike, shpesh kanë harruar se përfaqësojnë interesat kombëtare dhe jo vetëm interesat e tyre partiake. Pikërisht kjo heshtje ka rritur revoltën tek të rinjtë dhe studentët, të cilët po kërkojnë atë që u takon me ligj dhe me Kushtetutë.

Lufta e UÇK-së në vitin 2001 detyroi palët të ulen në tryezën e negociatave dhe solli Marrëveshjen e Ohrit, e cila garantoi përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në zonat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë. Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk duhet të mbetet vetëm dokument formal apo mekanizëm politik për konsum ditor. Çdo tentativë për ta relativizuar apo shpallur “inaktiv” këtë ligj përbën goditje ndaj procesit demokratik dhe rrezikon të nxisë tensione të panevojshme ndëretnike.

Kryeqyteti i dikurshëm i vilajetit te Kosoves, Shkupi, edhe një herë u bë qendër e mobilizimit studentor. Studentë të drejtësisë dhe të fakulteteve të tjera, të mbështetur edhe nga student të rinj nga Tirana dhe Prishtina, u mblodhën për të ngritur zërin kundër padrejtësive. Autobusë me protestues u ndaluan dhe u penguan gjatë hyrjes në kufi apo në rrugët drejt Shkupit. Protestat eskaluan deri në përplasje fizike pas kërkesave për dorëheqjen e Ministrit Mickovski dhe ministrit të Arsimit, ndërsa tre studentë shqiptarë përfunduan të arrestuar. Në mbrëmje, figura publike nga Tirana dhe Prishtina, ne kalan e Shkupit i bashkoj Grida Duma me emsioni e saj live ne Top Chanel, Top Story i bashkoj studentët dhe opinionistet nga Tirana dhe Prishtina për të bashkëbiseduar mbi studentet rreth kërkesat dhe qëllimet e protestës. Studentët deklaruan njëzëri se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre legjitime per te mrojtur provimet e jurispedences ne gjuhen shqipe.

Historia ka dëshmuar se lëvizjet studentore kanë qenë gjithmonë bartëse të ndryshimeve të mëdha shoqërore dhe politike. Nga Parisi i vitit 1968 e deri tek lëvizjet demokratike në Ballkan, studentët kanë qenë zëri i ndërgjegjes qytetare. Prandaj, kërkesat e tyre duhet të merren seriozisht. Injorimi i tyre jo vetëm që dëmton demokracinë dhe marrëdhëniet ndëretnike, por rrezikon edhe vet stabilitetin politik të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Respektimi i gjuhës shqipe nuk është kërcënim për shtetin. Përkundrazi, është dëshmi e pjekurisë demokratike dhe e respektit të ndërsjellë mes dy popujve shtetformues. Vetëm përmes barazisë reale dhe zbatimit të ligjeve mund të ndërtohet një Maqedoni e Veriut evropiane, stabile dhe demokratike për të gjithë qytetarët e saj.

 

 

Comment

*