Uashington, 12 qershor 2026 – Agjencia e lajmeve Reuters, duke iu referuar një burimi të saj, raportoi se një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit për të ndalur luftën mund të nënshkruhet të dielën.
Sipas burimit, procesi i formulimit të marrëveshjes po vazhdon ended he finalizimi i saj pritet të bëhet deri të shtunën, në mënyrë që marrëveshja të mund të nënshkruhet të dielën.
Reuters raporton se marrëveshja pritet të nëshkruhet nga zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf. Vendi I nënshkrimit nuk wshtw caktuar ende, por Gjeneva konsiderohet si vendi më i përshtatshëm për nënshkrimin e marrëveshjes.
Sipas burimit të agjencisë, Irani e mbron qëndrimin e tij që marrëveshja të përfshijë edhe përfundimin e luftimeve midis Iraelit dhe Hezbollahut në Liban.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të enjten se i kishte anuluar sulmet e paralajmëruar një ditë më parë ndaj Iranit, pasi Irani ishte i gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjes.
“Ne sapo kemi arritur një marrëveshje të madhe për luftën me Iranin”, u kishte thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
(r.m.)