SHBA-ja kryen sulme të reja në jug të Iranit

Uashington / Teheran, 26 maj 2026 – SHBA-ja ka njoftuar se ka nisur sulme të reja në Iranin jugor, duke synuar sistemet raketore iraniane dhe anijet që përpiqeshin të vendosnin mina.

Komanda Qendrore e SHBA-së, në një deklaratë për publikun, ka thënë se sulmet u kryen në “vetëmbrojtje” dhe se ato ishin të dizajnuara për të mbrojtur trupat amerikane nga kërcënimet e bëra nga forcat iraniane.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore, Kapiten Tim Hawkins, ka deklaruar se ushtria amerikane “vazhdon të mbrojë forcat tona duke treguar përmbajtje gjatë armëpushimit të vazhdueshëm” midis dy vendeve.

Irani ende nuk i është përgjigjur sulmit të SHBA-së. 

Nuk është e qartë se çfarë ndikimi do të kenë sulmet e reja në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për paqe midis SHBA-së dhe Iranit.

Pas sulmeve, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka deklaruar se forcat amerikane kanë ndërmarrë sulme për të siguruar lëvizjen e lirë të anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit.

:Ngushticat duhet të jenë të hapura. Ato do të jenë të hapura në një mënyrë ose në tjetrën, kështu që ato duhet të jenë të hapura. Ajo që po ndodh atje është e paligjshme, është e paqëndrueshme për botën, është e papranueshme”, ka thënë ai.

Rubio ka thënë se megjithatë arritja e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit është ende e mundur. Ai ka thënë se të martën do të vazhdojë takimi i negociatorit kryesor të SHBA-së me ministrin e Jashtëm të Iranit dhe me kryeministrin e Katarit për të diskutuar mbi detaje të marrëveshjes eventuale.

(r.m.)

Comment

*