Tiranë, 22 korrik 2026 – Prokuroria e Posaçme kundët Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar (SPAK) njoftoi të mërkurën më 22 korrik për përfundimin e hetimeve të rastit “Metamorfoza” dhe dërgimin për gjykim të 9 personave, të vlerësuar si anëtarë të grupit kriminal, të akuzuar për vrasje, sigurim të kushteve për vrasje dhe korruptim të funksionarëve të drejtësisë.
Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej katër vitesh, së bashku me të pandehurin Denis Brajoviq, akuzohen për vrasje me paramendim të Gjin Ndoj Boriçit, e kryer më 9 gusht të vitit 2020 në qytetion e Shkodrës.
Martinaj dhe i pandehuri Klador Hakaj akuzohen edhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasjen e Kleant Musabelliut.
Brajoviq dhe të pandehurit, Nuredin Dumani, Prekë Kodra, Aleks Ndreka e Bardhyl Mavraj akuzohen se kanë bashkëpunuar për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Liçit.
Të pandehurit Eljon Hato dhe Arsad Bashli akuzohen për tentativën e vrasjes së Taulant Pepës në shkurt të vitit 2021 në qytetin e Shkodrës, si edhe për korrupsion të funksionarëve të drejtësisë dhe për mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Për korrupsion aktiv të funksionarëve të drejtësisë akuzohet dhe i pandehuri Bardhyl Mavraj.
Përveç të pandehurve Eljon Hato dhe Arsad Bashli, të gjithë të pandehurit akuzohen edhe për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
SPAK bënë me dije se ka ndarë çështjen për hetimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këto ngjarje e veprimtari kriminale.
Njoftimi i SPAK:
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr.9/2 të vitit 2023 në ngarkim të të pandehurve:
1.Ervis Martinaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Borici), e kryer në datën 09.8.2020 në qytetin e Shkodrës, në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, e kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
2.Denis Brajoviq, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Borici), finalizuar në datën 09.08.2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nnga nenet 78/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” , “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
3.Klaodor Hakaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
4.Prekë Kodra, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
5.Aleks Ndreka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
6.Nuredin Dumani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantëbashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.
7.Eljon Hato, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Tauland Pepa, ndodhur me datë 21.2.2021 në qytetin e Shkodrës, parashikuar nga nenet 78, 22, 25, i Kodit Penal.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278 dhe 25 të Kodit Penal.
“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.
- Arsad Bashli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Taulant Pepa, ndodhur me datë 21.2.2021 në qytetin e Shkodrës, të parashikuar nga nenet 78, 22, 25, i Kodit Penal.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278 dhe 25 të Kodit Penal.
“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.
- Bardhyl Mavraj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli, Ibrahim Lici, kryer në formë të vecantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.
Ndërkohë, për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm në kryerjen e veprave penale të mësipërme, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të bëra në kuadër të këtij procedimi penal, është vendosur ndarja e çështjes penale, e cila vazhdon të jetën në fazën e hetimeve paraprake.
(r.m.)