Vuçiq jep dorëheqje nga pozita e presidentit të Serbisë, synon të zgjidhet kryeministër

Beograd. 27 shtatpr 2026 – Aleksandar Vuçiq dha dorëheqje nga pozita e President it të Serbisë, të dielën në mbrëmje.

Ai dha dorëheqje nga kjo pozitë  për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 25 tetor, si kandidat i partisë së tij, Partisë Përparimtare Serbe (SNS), për pozitën e kryeministrit.

Vuçiq u tërhoq nga posti i kreut të shtetit serb tetë muaj para përfundimit të mandatit të tij presidencial, i cili sipas ligjit do të përfundonte në maj të vitit 2027.

Vuçiq është zgjedhur dy herë president i Serbisë. Sipas Kushtetutës së Serbisë, ai nuk mund të zgjidhet për një mandat të tretë, prandaj zgjodhi të rikthehet në pozitën e kryeministrit.

Ana Bërnabiq, kryetarja e deritashme e Kuvendit të Serbisë. Do ta ushtrojë detyrën e presidentit të shtetit deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Ajo mund të qëndrojë në këtë detyrë më së shumti tre muaj.

Të dielën në mbrëmje, në një adresim për publikun, Vuçiq tha se dëshiron të kthehet sërish në pozitën e kryeministrit, detyrë të cilën e ka mbajtur dy mandate, përpara se të zgjidhej president.

Kështu ai e ndoqi modelin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili ishte kthyer nga pozita e President it në pozitën e kryeministrit derisa e ndryshoi Kushtetutën për t’i siguruar vetes mandate të pakufizuara të presidentit.

Në fushatën për këto zgjedhje ai hyri nga pozita e presidentit të shtetit – pranoi të jetë bartës i listës zgjedhore që SNS-ja, së bashku me partnerët e saj të koalicionit, e dorëzoi dy javë para dorëheqjes së Vuçiqit.

Por, ai u zyrtarizua si kandidat për kryeministër dy javë para se të jepte dorëheqje. Organizata joqeveritare Byroja për Kërkime Shoqërore (BIRODI) tha se kandidimi i Vuçiqit për kryeministër derisa ishte ende president është e kundërligjshme, prandaj iu drejtua Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

BIRODI u ankua edhe në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve (RIK), i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, për pjesëmarrjen e Vuçiqit në fushatën parazgjedhore nga pozita e President it, por RIK-u e hodhi poshtë ankesën duke e vlerësuar si “të pabazuar”.

Opozita dhe shoqëria civile e akuzon Vuçiqin për keqpërdorim të pozitës së president it dhe të resurseve shtetërore në fushatat zgjedhore të partisë SNS.

Vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë të zgjedhjeve e kanë ngritur vazhdimisht problemin e përfshirjes së funksionarëve të shtetit në Serbi në fushatat zgjerdhore të partisë në pushtet, por vërejtjet e tyre janë shpërfillur nga pushteti.

(r.m.)

Comment

*