Uashington, 15 shtator 2026 – Shtetet e Bashkuara mbështesin njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe do të vazhdojnë bisedimet për këtë çështje edhe me shtetet mosnjohëse që janë anëtarë të NATO-s, tha zëvenëdsndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton.
Gjatë dëshmisë para Nënkomisionit për Evropën të Komitetit për Punë të Jashte të Dhomës së Përfaqësuesve, Lawton u shpreh se rikthimi i Kosovës dhe Serbisë në dialogun për normalizim, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të kontribuonte në këtë drejtim.
“Rikthimi në dialog do të ishte i dobishëm në avokimin tonë për njohjet. U bëjmë thirrje udhëheqësve politike, të dyja shteteve të rikthehen në bisedime pa parakushte”, tha Lawton në pyetjen se si po vepron administrata amerikane sa i përket avokimit te katër shtetet të NATO-s që nuk e njohin Kosovën.
Senatori Keith Self gjatë dëshmisë së Lawton në Nënkomisionin për Evropën të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, u bëri sërish thirrje katër shteteve të NATO-s që nuk e njohin Kosovën – Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – të ndryshojnë qëndrim.
Self, që ka sponsorizuar edhe projektligje për këtë çështje, por edhe për praninë e SHBA-së në misionin paqeruajtës të aleancës në Kosovë, tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është “përbërësi kryesor” i sigurisë në rajon.
Senatorë të tjerë po ashtu kërkuan nga Lawton të jepte qëndrimin e administratës rreth pjesëmarrjes së SHBA-së në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
“Dua t’iu siguroj se ne mbetemi të angazhuar në KFOR dhe prania jonë aty është e rëndësishme”, tha Lawton.
Ai u pyet për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane dhe tha se për madhësinë e misionit vendos NATO-ja, teksa SHBA-ja mbështet numër të trupave që janë të nevojshme për KFOR-in.
Ndërkaq, kur u pyet se në çfarë kushtesh do të ulej numri i trupave në Kosovë, Lawton tha se gjithçka varet nga kushtet.
Ai tha se e kupton se ka vështirësi në rinisjen e dialogut në këtë periudhë, për shkak të zgjedhjeve – duke iu referuar zgjedhjeve në Serbi – por tha se SHBA-ja do të dëshironte që ky proces të rifillojë.
“Nëse Kosova do të bisedonte për normalizim me Serbinë do të përmirësonte situatën në terren”, tha ai.
Self, ndërkaq, foli edhe për vizitën e tij në rajon më herët gjatë vitit. Ai porositi se stabiliteti në këtë rajon është thelbësore për të ardhmen, duke argumentuar se mospërgatitja për Ballkanin pasi të përfundojë lufta në Ukrainë, “do të ishte katastrofale”.
“Gjatë vizitës në Serbi, përsërita se Serbia duhet të jetë forcë për stabilitet në rajon, dhe fatkeqësisht, në vend që të shikoj nga e ardhmja, Qeveria serbe vazhdon përfaqon një narrativ viktimizues, të rrënjosur në të kaluarën. Një sentiment i tilëë tregohet me refuzimin për të njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe nderon kriminelë të dënuar, siç pamë atë për [Ratko] Mlladiqin”, tha ai.
Self shtoi se të drejtat e pakicave kombëtare ishin prioritet i delegacionit amerikan gjatë vizitës në maj.
Ai i bëri thirrje udhëheqësve kosovarë që të arrijnë pajtim për presidentin, duke theksuar se Kosova është partnere strategjike e SHBA-së.